Skulptori Vasil Rakaj nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA

Artisti i mirënjohur shqiptar nderohet me
“The Dr. Alice Hamilton Memorial Award” në Connecticut


Nga Sokol Paja
Foto: Nazim Salihu “Noli Tv”

Skulptori i njohur dhe artisti i komunitetit shqiptaro-amerikan, Vasil Rakaj, është nderuar me çmimin prestigjioz “The Dr. Alice Hamilton Memorial Award” në ekspozitën e organizuar nga Lyme Art Association në Old Lyme, Connecticut, për veprën e tij artistike “Moment”.

Lyme Art Association, një nga institucionet më të njohura të artit figurativ në Shtetet e Bashkuara, mbledh artistë nga gjashtë shtetet e rajonit të New England. Vasil Rakaj është anëtar i kësaj galerie prej më shumë se dy dekadash dhe ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive, ku është vlerësuar vazhdimisht për nivelin e lartë artistik të krijimtarisë së tij.

Në ekspozitën që po zhvillohet nga 24 korriku deri më 11 shtator 2026, Rakaj u paraqit me skulpturën “Moment”, një vepër e derdhur në bronz me përmasa të vogla, e cila spikati për gjuhën e saj të rafinuar artistike. Në ndryshim nga veprat e mëparshme, të frymëzuara kryesisht nga temat me karakter kombëtar dhe rrënjët e tij shqiptare, kjo skulpturë mbart një frymë lirike dhe meditative, duke vënë në qendër elegancën e figurës njerëzore dhe ndjeshmërinë e lëvizjes.

Një nga risitë më të spikatura të kësaj vepre është mënyra se si figura duket sikur mbështetet mbi ajrin, ku hapësira bëhet pjesë organike e kompozimit dhe krijon një ndjesi ekuilibri, tensioni dhe lirie artistike. Juria e ekspozitës, e përfaqësuar nga artisti Robert Greene, e vlerësoi veprën me këto fjalë:

“Kjo figurë prej bronzi është mahnitëse, me kafazin e kraharorit të theksuar në mënyrë ekspresive dhe lëvizjen e përdredhur që zhvillohet mes brinjëve dhe legenit. Hapësira negative shndërrohet në vetë formën ose objektin mbi të cilin kjo figurë është e përkulur prapa. Si një admirues i figurës njerëzore, e konsideroj këtë vepër jashtëzakonisht të bukur dhe dramatike. Punë e shkëlqyer”.

Lyme Art Association, e themeluar në vitin 1914 në Old Lyme, Connecticut, është një organizatë historike jofitimprurëse që promovon artin figurativ përmes ekspozitave të kuruara nga juri profesionale. Galeria përfaqëson rreth 650 artistë anëtarë dhe ruan traditën e kolonisë së famshme të impresionizmit amerikan që u zhvillua në këtë zonë në fillim të shekullit XX.

Çmimi “The Dr. Alice Hamilton Memorial Award” u jepet veprave më të spikatura artistike në ekspozitat e anëtarëve të kësaj galerie dhe mban emrin e Dr. Alice Hamilton, një prej figurave më të shquara amerikane në fushën e shëndetit në punë dhe banore e njohur e Old Lyme.

Ky vlerësim përbën një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën artistike të skulptorit Vasil Rakaj dhe një moment krenarie për komunitetin shqiptaro-amerikan. Me një krijimtari të pasur dhe një gjuhë artistike origjinale, Rakaj ka arritur të ndërthurë mjeshtërisht traditën me kërkimin bashkëkohor, duke e shndërruar figurën njerëzore në një mjet të fuqishëm shprehjeje artistike.

Veprat e tij dallohen për ndërtimin e kujdesshëm anatomik, ndjeshmërinë estetike dhe aftësinë për të krijuar dialog mes formës, lëvizjes dhe hapësirës.

Marrë nga gazeta “Dielli”

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

“Eposi në artet pamore” nga Suzana Varvarica Kuka

Nga Prof. Gazmend Leka Me sa njohuri kam, studime të plota mbi ilustrimin dhe ilustratorët e “Eposit Shqiptar” janë thuajse…

Etnosi dhe ndërtimi i imazhit kombëtar në artin shqiptar të shekullit XX

Nga Prof. Asc. Dr. Ermir Hoxha Nëse shekulli XIX shqiptar ishte shekulli i zgjimit dhe i formulimit politik të identitetit…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Komisioni i Përhershëm i Arteve dhe Qendra e Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizuan promovimin…

Fond Kombëtar për blerjen e veprave të artit!

Një pjesë e parave që institucionet publike kursejnë nga tenderët mund të përdoret për blerjen e pikturave, veprave të artit,…

“Aleksandër Moisiu”, një krijim i guximshëm!

Nga Ivo Moja Kemi dëgjuar shpesh debate dhe kritika rreth veprës skulpturore kushtuar ikonës sonë të skenës botërore, Aleksandër Moisiut,…

Dita Ndërkombëtare e Artistëve

Çdo vit, më 25 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Artistëve, një ditë kushtuar krijimtarisë, imagjinatës dhe talentit të artistëve në…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Një studim nga Suzana Varvarica Kuka, mbi ndërthurjen e trashëgimisë gojore me artet pamore shqiptare

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.