
“Korça e kohës sime”
Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas.


Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve dhe emocioneve që e bëjnë Korçën pjesë të identitetit artistik.

Përmes ngjyrave, formave dhe një gjuhe të veçantë piktorike, artisti sjell këndvështrimin e tij mbi Korçën, duke ndërthurur kujtesën, atmosferën dhe ndjeshmërinë personale në një dialog të bukur me artdashësit.

“Korça e kohës sime” është një udhëtim artistik mes së shkuarës dhe së tashmes, mes qytetit që kujtojmë dhe atij që mbartim brenda vetes.






















