
Një ekspozitë, ku shpërfaqet bota shqiptare në ndërthurjen midis së shkuarës, së sotmes dhe të ardhmes
Në Galerinë GOCAT piktori i mirënjohur Bashkim (A) Izano hapi ekspozitën “Wanderlust – Piktura si gjeografi e kujtesës”

Nga Agim Janina, Studiues arti
Në Galerinë GOCAT piktori i mirënjohur Bashkim (A) Izano hapi ekspozitën “Wanderlust – Piktura si gjeografi e kujtesës”. Punimet janë të pesëvjeçarit të fundit, por ka midis tyre edhe më të hershme. Tashmë në një rrugëtim kohor prej shtatë vjetësh piktori do të kthehet nga Amerika, ku jeton e krijon prej vitesh dhe do të hapë ekspozitën e rradhës në Shqipëri.

Ajo hapet me tablonë e madhe “Dimri”, ku paraqitet qyteti i gurtë Gjirokastra kapur në një këndvështrim të plotë edhe pse i mungon “kurora mbretërore” kalaja e famshme përsëri është Gjirokastra e plotë me shtëpitë karakteristike më një frymëmarje të rëndë të qytetit që ngrihet në një shkallëzim lartësuar gërshetuar me mjergullnajat e vogla në të cilat zhyten çatitë me pllaka të rënda guri. Këtë ritëm e shikojmë edhe te ngrehinat e mëdha të Nju Jorkut dhe tablo pas tabloje, si në një rrëfim të rrallë, sa historik aq edhe gjeografik, shikuesi endet në një botë, ku pesha e realizmit magjik,i jep vulën krijimtarisë së piktorit. Si të mbuluara nga një tis i hollë mistik, zbulohen subjekte, që rrokin pakohësinë, sepse subjektet janë të lidhur e të mpleksur me legjendën e mitin e mbi të gjitha mbi një asht shumë të dallueshëm elementi shqiptar. Shfaqet malli i madh. “Ne jemi këtu, kurse me mëndje fluturojmë atje”, thotë piktori. Qeleshja apo plisi karakteristik mijravjeçar së bashku me mbretëreshën e veshjeve popullore xhubletën herë pas here bëhen motive kujtese dhe ura lidhëse me të kaluarën.
Duke parë krijimtarinë në tërësinë e saj mund të themi, piktura e Bashkim (A) Izanos është një realizëm magjik. Në pikturë nuk përdoret termi realizëm magjik si term artitik, përdoret në Letërsi dhe këtë gjë kanë bërë shkrimtarët, kanë marë legjendat, mitet si Borgesi, Markesi, Gunter Grasi e të tjerë. Piktori e merr realitetin, e ndërthur me të kaluarën, me të sotmen dhe me të ardhmen.

Nuk ka rëndësi se ku e vendos këndvështrimin e telajos piktori, por nga ngjyra, drita, përsonazhet e mbi të gjitha nga fryma ndihet Shqipëria në një përmasë ëndrre pasionante plot gjakime të fuqishme koloristike ballafaquese të thugta e të rrëmbyera, plot vezullime, thuajse të argjenda, të interpretimit artistik, si e shikon ti realitetin, Shqipërinë, botën dhe sjell frymën vetiake.
Sipërfaqet nuk janë monokrome, por brenda tyre piktori krijon nuanca e gjurmë të ndryshme me heqje dhe vënie e heqje peneli, brushe apo spatulle brenda të njëjtës ngjyrë, si dhe herë pas here lëshon lëngje, që thyejnë monotoninë, duke rritur kështu dekorativitetin e për “të lëvizur” njollën koloristike. Gjithçka lind, krijohet dhe mbyllet brenda fantazisë krijuese të artistit në rikrijimin e realitetit të kërkuar prej tij, atij realiteti magjik, që i vishet ngjarjes, personazhit apo edhe peizazhit. Me lehtësi kalon psh nga një e bardhë e fuqishme në një të zezë të thellë, më pas në një blu e për t’u thyer përsëri në të bardhë. Shpesh kolorin e nxjerr në pah duke veshur një lule apo një pemë që s’gjendet e tillë në natyrë, por që krijon efektin e duhur ne telajo për të nxjerrë qoftë perspektivën, qoftë edhe për të rritur forcën dekorative.

Piktori tashmë kolorin që vendos e godet që me të parën dhe kjo vjen nga përvoja e gjatë dhe vëzhgimi i prehtë i estetikës së ngjyrave nga që e zotëron bindshëm gjithë spektrin koloristik dhe “luan” si me notat e pianos një pianist. E përdor të kuqen me mjeshtëri dhe e zhvillon me velatura njëra pas tjetës, deri sa të shprehë atë që do apo të shfaqet në gjendjen që kërkohet. Punon me sipërfaqe të mëdha koloristike dhe të gjitha kënë një ndriçim në vetvete dhe ndriçimi është koloristik, që vjen si njollë diellore si psh tek peizazhi me Karaburunin të cilin e zhyt në një blu të ëmbël deti pa asnjë dallgë e lëvizje në një qetësi të thellë, në një çast pushimi të detit, duke e ngritur masivin shkëmbur si në ajër. Shpesh njollat koloristike kërcasin papritmas në sipërfaqe në ngjyra tjetër të cilat i vijnë natyrshëm të kapura në paletë e të hedhura me mjeshtëri në telajo.

Shikojmë një harmoni në një gamë që ndërfuten tek njëra tjetra dhe krijojnë një gamë të përgjithshme në telajo, ku koloret kërcasin në dekorativitet dhe diferencojnë njërën tablo nga tjetra me një penel të trashë, me një heqje të plotë pastoze, që hidhet mbi pëlhurë pasi është përzjerë mirë në paletë. Artisti e zotëron shumë mirë paletën dhe penelin, duke bërë ballafaqimin jo vetëm koloristik që është shumë i dukshëm, fovist dhe ndonjëherë pak i ashpër kombinuar me delikatesën. Këto tregojnë se sa punë është bërë për të mbrritur deri këtu. piktori nuk ngopet lehtë, por e kërkon edhe me ngulm duke shkuar deri në përsosmëri.
Piktori tashmë kolorin e godet që me të parën dhe kjo vjen nga përvoja e gjatë dhe vëzhgimi i prehtë i estetikës së ngjyrave nga që e zotëron bindshëm gjithë spektrin koloristik dhe “luan” si me notat e pianos një pianist. Ka një kriter që kur është e bardhë e kruan dhe e lyen përsëri me të bardhë, sepse ngjyrat sado të forta dhe sado të mira që të jenë do reflektojnë ngjyrën që kanë nën vete.

Ndodh që piktori krijon një sipërfaqe të madhe koloristike si psh tek peizazhi me Karaburunin të cilin e zhyt në një blu të ëmbël deti pa asnjë dallgë e lëvizje në një qetësi të thellë në një çast pushimi të detit, duke e ngritur masivin shkëmbur si në ajër. Këtë kundërvenie qëtësi monokrome të “përplasur” me rudhje të forta peneli shumëngjyrësh artisti e përdor shpesh në tablo sa shpesh njollat koloristike kërcasin papritmas në sipërfaqe në ngjyrë tjetër të cilat i vijnë natyrshëm të kapura në paletë e të hedhura me mjeshtëri në telajo.
Të njëjtin qëndrim mban edhe me mbushjen e tablove, ku herë futet në imtësira, duke krijuar brenda kompozimit natyra të qeta dhe herë të tjera e lë, duart i neglizhon me qëllim. Është shumë i kujdesshëm që figurat të nxjerë në dukje brenda një ngjyre, duke ruajtur gamën e përgjithshme të tablosë.
Vërtet diku neglizhon, por herë shumë materialist, i saktë, i detajuar e kjo lojë artistike e gjetur dhe e kultuvuar në vite e detyron shikuesin të përqëndrohet aty ku dëshiron artisti. Është një kalim i këndshëm udhëheqës e mbresëlënës si në një rrëfim për të kuptuar e plotësuar gjithë tablonë. Psh vajzat sirena me lojën e këmbëve e shprehjet e fytyrës në kompozimin “Sirenat” kanë një farë grotesku dhe Odiseu i shikon me çudi dhe me habi e një farë frike, i mbërthyer në direkun e anijes, duke menduar janë apo s’janë të vërteta. Kurse luftëtarët me veshët me dyllë janë të hutuar dhe të trembur, mbi gjithçka që shikojnë, por që nuk dëgjojnë.
Kompozimet kanë një ritëm të veçantë si dhe një këndvështrim të gjetur e zakonisht nga lartë poshtë për t’u dhënë laryshi, për të mos dalë në gjetje të njohura ballore klasike. Ndihmohet duke krijuar një perspektivë të çuditshme, nuk është reale, nuk është e deformuar, por nuk ruan përmasat e realitetit dhe përsëri është e pranueshme. Kjo vjen nga që punët janë të mbajtura gjatë dhe si njohës i mirë i ikonave dhe i periudhave të ndryshme, i shfrytëzon teknikisht disproporcionet, duke i gërshetur me gjetje skenografike, në krijimin e një frymë të veçantë Nuk bën thjesht peizazh për peizazh, por peizazhe rë kompozuara, në një ritëm shumë dinamik, që herë vjen nga poshtë e ngrihet dhe herë e kundërta. Brenda tablosë janë pesa apo gjashtë tablo më të vogla.
Herë të tjera kompozimet shtrihen në pamje ballore dhe shikuesi i thotë vetes, çfarë skrupoloziteti dëshmon autori dhe çfarë durimi tregon. Si ka mundësi të futesh në imtësira kaq të vogla, ku deri edhe lulet i bën boçe pas boçeje dhe me personalitet. Aty këtu ndihet edhe një farë gjeometrizimi, si në peizazhin “Familja e shenjtë”, ku gjenden gjashtë trekëndësha. Edhe retë janë ndërtuar si trekëndësha. Po si rrinë? Në realitet ky peizazh në këtë formë nuk ekziston.
Kudo kërkon të gjejë Shqipërinë. Në mënyrë të pavetëdijshme në kompozime ve elementët shqiptarë si qeleshet, xhubletat, portrete shqiptarësh ë shfaqen befasishëm në ngrehinat e mëdha si gjurma kombëtare të natyrshme në fasada, dritare apo ndarje trë ndryshme, duke krijuar një lojë emocionale plot ndjenjë. Nju Jorku është qytet i përbotshëm dhe piktori gjen e ndërton në të edhe identitetin shqiptar si pjesë e veçantë të emigrimeve të hershme.
Edhe Odiseun e shqiptarizon, dhe jo vetëm sirenat i ka bërë si malsoret tona të veshura me xhubletë, por edhe varka është ilire, liburnia e famshme. “I kam paraqitur në një konkurs të pikturës figurative në Pensilvenia dhe ka marrë çmimin e parë. Në atë konkurs kam marë pjesë shumë herë, mbase 12 herë dhe më dhanë ekspozitë personale në muzeun e tyre”.
Diku shumë i saktë, i detajuar e diku neglizhon. Kjo gjë shikuesin e detyron të përqëndrohet aty ku dëshiron autori. Vajzat sirena me lojën e këmbëve e shprehjet e fytyrës kanë një farë grotesku dhe Odiseu i shikon me çudi dhe me habi e një farë frike, i mbërthyer në direkun e anijes, duke menduar janë apo s’janë të vërteta. Kurse luftëtarët me veshët me dyllë janë të hutuar dhe të trembur, mbi gjithçka që shikojnë, por që nuk dëgjojnë. “Kam parë një vizatim mbi një vazo, ndoshta nga Mikena. Ishte një vizatim, ato ishin 12 me duart kështu dhe ai vizatim më mbeti në mendje dhe e vizatova disa herë atje në Metropolitan. Nga ai vizatim më erdhën sirenat” me një fjalë të ndodh si i ndodh një shkrimtari që dëgjon një shprehje nga populli dhe e mban mend dhe e rregjistron, edhe ty të ndodh që një imazh që shikon në rrugë… mendoj se diçka do vijë.
Kam bëra nja pesë a gjashtë Odise. Për tablonë “Qentë e Sharrit” kam shkuar shpesh aty i ftuar te Flor e Lulit, se janë familje me gruan, Pranverën. Me ta ngjitemi në malet e Malet e Sharrit. Luli ka tre qen të tillë. Kam pikturuar atje në natyrë dhe pastaj erdhi piktura “Qentë e Sharrit”, një emër që sjell mdërmend historinë mijravjeçare të Dardanëve.
Zanat po lahen me dëborë dhe bukuria është që qentë po ruajnë se mos vjen njeri dhe i shikon lakuriq, por ata vetë po mahniten nga bukuria e tyre. Janë tre të mirat. Piktori i ndërfut në telajo si “Tre të Mirat” apo “Tre të Bukurat”, trajtuar aq gjërësisht në pikturën europiane. Janë tri të bukurat e Homerit (helena e dy të tjera) që i dalin përpara Paridit. Autorët e Rilindjes e kanë trajtuar gjërësisht, piktori i bashkoi tre të bukurat, me qentë e Sharrit dhe me peizazhin shqiptar. Kjo i bën origjinale, të futura në kontekstin shpirtërot të artistit dhe atë shqiptar.
Në një tjetër tablo shikojmë legjendën e vëllait të kthyer në zog. “Gjon o Gjon” i thërriste dhe vetë u kthye në zog dhe çdo mëngjes në pranverë del zogu dhe kërkon, “Gjon… Gjon… Gjon…”, duket sikur e thërret të vëllanë. Tingulli i saj të kujton emrin Gjon dhe i kanë vënë emrin Gjon zogut. Kështu e quajnë tek ne. Ajo nuk e takoi të vëllanë por e përqafoi hija e saj me atë figurën.
Më pas vjen Shënmëria (“Familja e shenjtë”), Kapërcimi në Egjipt. Ata ikën për në Egjipt, kur Krishti u rrit dhe drama bëhet e afër, prek emigrimin e sotëm, rrjedhën si plagë në trupin e kombit tonë. Familjet ikin, pa një vend të përcaktuar se ku po shkojnë.
Kalimi nga një subjekt në tjetrin bëhet me lehtësi duke formuar mozaikuin e madh të ekspozitës. Papritur të del Skënderbeu trajtuar në disa kompozime, i parë si europian me kapele “Karamanjollë”, duke dalë nga steriotipi që është krijuar për të me veshjet popullore e me veshje shqiptare.
Kujton fillimet jashtëzakonisht të rënda e të vështira në Amerikë. Drita ishte e para që e shqetësoi, sepse “ajo nuk e ka intensitetin e këtushëm, është më e dobët, edhe pse Nju Xhersi me Shqipërinë është në një paralele, shprehet. Vura syze.” Në mendje dhe në shpirt i ka mbetur natyra e mrekullueshme shqiptare, e cila “është e pakrahasuesshme dhe e jashtëzakonshme!” Shqipëria dhe Amerika, Gjirokastra dhe Nju Jorku, ku tashmë prej vitesh jeton e punon janë larg me mijra kilometra dhe i ndan një oqean i pamasë, përsëri pamjet aq të ndryshme në dukje kanë diçka të përbashkët në thelb. Shkallëzimet e shtëpivë në Gjirokastër aq mirë të ngulitura në kujtesën e artistit i japin të njëjtin ritëm e shkallëzim grataçieleve të Nju Jorkut. Po ashtu laryshia koloristike përflaket nga drita e fuqishme, marrë e dërguar në kryeqytetin e largët amerikan me dritën e ngrohtësinë mesdhetare të Shqipërisë. Ajo nëpër telajo nuk zbret nga lart si dritë diellore, por i duket pasqyrimi dhe shkëlqimi nëpër sipërfaqet të ndryshme, prek e del vetëm aty ku gjen dhe ia jep perspektiva e objekteve. Ky është efekt piktorik, është dritë që i buron nga vetë kolori në ballafaqim me koloret e tjerë, nga veshja. Brenda saj ka variacione të pafundme dhe si është në një vend nuk është në tjetrën.

Nju Jorku iu duk i afërt për ta pikturuar. Ndonjëherë qytete krejt të ndryshëm kanë diçka të përbashkët. Nju Jorku me Gjirokastrën ishin shumë larg njëri tjetrit, por si në Gjirokastër aty ndërtesat “të binin sipër kokës, sepse qyteti ishte në ndërgjegjen time”, shprehet. Ndaj qyteti i gratiaçeleve i bëhet i afër dhe krijon një kolazh të tërë me peisazhe urbane. Në to ndihet pesha e zhurma e qytetit të madh, madhështia e frikshme e ndërtesave, që pushtojnë qiellin dhe reklamat shumëngjyrëshe, që veshin dasadat e ndërtesave gjigande.
Në kompozimin “Qentë e Sharrit” Zanat po lahen me dëborë dhe qentë e famshëm, të zgjedhur me kujdes si trashëgimtarë të qenve të lashtë mollosianë, po ruajnë se mos vjen njeri dhe i shikon lakuriq, por ata vetë po mahniten nga bukuria e tyre. Piktori i ndërfut në telajo si “Tre të Mirat” apo “Tre të Bukurat”, që përfaqësojnë mirësinë, hijeshinë dhe gëzimin e jetës, trajtuar aq gjërësisht në pikturën europiane. Piktori i bashkoi tre të bukurat, me qentë e Sharrit dhe me peizazhin shqiptar. Kjo i bën origjinale, të futura në kontekstin shpirtërot të artistit dhe atë shqiptar.
Piktori i largohet gjithmonë steriotipeve të krijuara dhe i jep rëndësi interpretimin dhe fantazisë. Kështu ai “guxon” të futet në ëndërrimet e skendërbeut, duke e dhënë këtë të fundit në një gjendje psikologjike krejt të veçantë në “gjumin mbretëror”, gjetje origjinale që s’është thjesht ëndrra e një mbreti për një mbretëri, por ëndrra e një kombi për ekzistencë e rezistencë. Po ashtu ia del të ndërfusë kohët tek njëra tjetra për t’i dhënë hëpësirë kohore më të madhe domethënies se një epopeje si është ajo skënderbejane në trajtimin e dsamës së Skënderbeut, ku duken edhe gjurmët e së shkuarës dhe të ardhmes në plagët që do të lerë lufta e stërgjatur dhe përtej jetës së heroit largimin në itali në krijimion e komunitetit të arbëreshërve. Dhe nga kjo epokë hidhet përtej në laështësi në rimarrjen e ngjarjes biblike “Familja e shenjtë”, kapërcimin në Egjipt, një udhëtim i përjetshëm që do të shoqëronte njerëzimin në shekuj dhe do të ishte aq aktual për popullin shqiptar emigrimi i të cilit ka marrë përmasa biblike, ikin pa përcaktuar një vend se ku do të shkojnë dhe figurat piktori i ngre në një “fluturim qiellar” si për të dhënë pakohësinë dhe patokësinë se ku do të përfundojë udhëtimi i tyre.
Dhe pas këtij udhëtimi vijnë një sërë peizazhesh ku elementët dekorativë rrisin vlerën e bukurisë së natyrës shqiptare, në atë pastërti të veԯantë, larmi koloristike dhe përthyerje epike të relievit dhe të kalimeve nga alpet magjepëse në thellësitë e kaltërsive të detit e në tragjedinë e “Darkës së gabuar” kthyer në tragjedinë e kohës.
Edhe në vizatimet e paraqitura piktori tregohet edhe më skrupuloz, më i brishtë, më i ndjerë, ku nuk mund të mungonin jehonat e romaneve të Kadaresë dhe në njërën prej vizatimeve na paraqitet Gjorgu i “Prilli të thyer” dhe në karrocë janë vetë Ismaili me Helenën. Sado të vegjël, janë të kapur si karaktere.
Të gjithë këto elementë piktorikë nuk janë thjesht të tillë, por kthehen në një forcë identitare të përvijueshmërisë së pikturës së artistit. Është një botë e brendshme, ku lidhen e ngjizen imazhet, duke dhënë e marrë me njëri tjetrin në një shkrirje, që i afrojnë shembëlltyrat e dy botëve të largëta, por aq pranë njëra tjerës si një e vetme, buruar nga shpirti i artistit.
Piktori shkon drejt një pikture dekorative me pastozitet dhe ku “rrëfimi” artistik figurativ” herë përqëndrohet në ilustrimin e ngjarjes dhe herë tjetër në simbolikën e saj. Të trajtuara me nerv tablotë ndërtohen në përmasa të mëdha, nën një kujdes tejet të madh, ku në çdo sipërfaqe të saj ndihet peneli, brusha, spatulla apo rrëshqitja e lëngjeve në një mbushje pastoze, në ballafaqime me peshë e ndërthurje e ndarje grafike, sa herë siluetat e maleve apo objekteve dalin në forma gjeometrike tejet ndarëse me njëra tjetrën, por që mjeshtërisht harmonizohen, duke u mbushur me një përkujdesje të veçantë, sa që brenda një kuadri mund të ndash e të shikosh sipërfaqe që mund të rinë fare mirë si tablo me vetë. Kjo ngarkesë elementësh piktorikë janë të ndryshëm si lule, pemë, objekte të ndryshëm në natyrë apo shtëpiakë, dekoracione gradiaçelash apo ndërthurje resh në një qiell të patrazuar e monokrom, që endja e reve apo qëndrimi i tyre pezull e të palëvizshëm rëndojnë mbi tabllo duke ritur forcën e saj.
Njohës i thellë i natyrës dhe botës përreth, Bashkim (A) Izano mban qëndrim analizues, duke qëmtuar me kujdes e lidhur të shkuarën me të sotmen, ato që i ndan dhe i bashkon, legjendën e mitin me realitetin, simbolin me të vërtetën historike. Kjo vjen si pasojë e formimit të tij artistik në një drejtpeshim me atë shkencor. Në historinë e artit janë të rrallë ata artistë të Arteve Pamore, që të kenë orientim thuajse te barabartë ndërmjet tërheqjes artistike dhe asaj shkencore. Bashkim (A) Izano është një prej tyre.
Shembëlltyrën e qytetit e mbrunjti nga realiteti, që e preku me sy e me këmbë, por e forcoi nga letërsia e piktura, mori jo vetëm anën e saj koloristike, por kryesore mori madhështinë. Qyteti do të luante një rol të madh në krijimtarinë, por edhe në formimin e piktorit. Gjirokastra do të ndihet e nënkuptohet më vonë edhe kur trajton ngjarje epike, edhe kur pikturon peizazhe nga Nju Jorku.
Gjirokastra është një magji. “Jam rritur aty dhe veç kësaj ‘Kronikë në gur’ shkaktoi një gjurmë të pashlyeshme tek unë në kohën e Liceut Artistik”.
Piktori fillimisht nuk i shpëtoi ngjyrës së gurtë të qytetit, por më pas e pasuroi paletën me diellin, që ndizte koloret dhe me monumentalitetit e paraqitjes së ndërtimeve kompozicionale, ku shfaqet gjithë aftësia krijuese artistike në raportin madhështi me vështrimin piktoresk
Bashkimi fisnik në pamje, me një buzëqeshje të lehtë në buzë, është shumë racional në arsyetim, shpreh mendime të artikuluara me kujdes e me shije artistike, ç’ka e bëri që për një kohë të ishte i pranishëm në shtypin e kohës me analiza e vëzhgime të thugta për artin, ekspozita e vepra të ndryshme.
Ai është një vizatues përkorë, i ndërton mirë siluetat, janë të sakta në proporcione është shumë i pastër në të gjithë telajon, duke i dhënë shumë freksi pikturës. Ka një ndërtim kompozicional shumë ballafaques si në peizazhet e bërë nga Nju Jorku, të cilët janë peizazhe që imponojnë madhështi. Nju Jorku është vetë madhështor, por duhet të dish ta japësh madhështinë e tij në mënyrën se si i ka kapur, këndvështrimi nga poshtë lart, që është pak a shumë ashtu si e shikon shikuesi, kur endet në rrugët e qytetit.
Tani piktori është në fazën e pjekurisë më të plotë dhe të forcës fizike, ende në gjendje drejtvizore dhe luan me pikturën. Me një karakter shumë të qëndrueshëm, pa luhatje në rrugën artiastike që ndjek me kalimin e kohës është bërë më reacional dhe ka kohë që telajon e mban gjatë dhe nuk nxiton ta mbaroj. Vazhdon rrugëtimin e tij artistik pa u lodhur. Është një rrugë e gjatë e mbushur me emocione, krijime të njëpasnjëshme e me vlerë.
Në krijimtarinë e artistit ka lënë gjurmë edhe krijimtaria artistike e shkrimtarit Ismail Kadare, aq sa një ditë i kushtoi një ekspozitë të plotë. Ishin një cikël kompozimesh, frymëzuar nga veprat e shkrimtarir, ku shfaqet një fantazi shumë e zhvilluar.
Duke parë krijimtarinë e tij, shkrimtari Ismail Kadare ndër të tjera do të shprehej, “Në piktura bashkë me lirinë ndihet fantazia dhe kujtimet mitike, legjendare të një prej popujve më të vjetër të Europës. Ky gërshetim, kjo liri e dyhishtë është shansi i tij, një shans i lumtur për këtë piktor…”
Për piktorin “piktura është sistemi psikofizik, e lidhur shumë me trurin, me koncentrimin e tij dhe me përgjigjen e trupit. Gjatë procesit të krijimit kërkohet një koncentrim superfizik, që truri të punojë në të njëjtën kohë me dorën, me syrin, të jenë në harmoni, kërkon përpikmëri, por ka një limit dhe artisti nuk e kapërcen dot. E di se ku është kapërcimi dhe mendon se mund ta kapërcesh. Kjo dhe i shtyn artistët të punojnë deri ditën e fundit sa kanë fuqi, se mendojnë se mbase mund ta mbrrija atë. Ti do mbrrish aq sa është sistemi yt psikofizik, aq sa punon truri dhe shqipsat e duart e tua si dhe mjeshtëria. Sigurisht teknika është mund të mësohej më herët. Shumë teknika mësohen.
Artisti është në zenithin e bukur të moshës, por ende nuk i ka thënë të gjitha, ndaj ekspozita e fundit është paralajmëruese e një tjetre sepse mbushja shpirtërore ende nuk është derdhur e në shpirt i zjen dashuria për venddlindjen, që e mbart nga një vepër në tjetrën me dashurinë e thellë të djaloshit të dikurshëm, kur magjepsej nga Gjirokastra e Shqipëria, por tashmë ajo është shtrirë në të gjithë trojet e mpleksur me thellësinë e legjendave, miteve, konvencionet e veshjeve, plazmimet e kohëve në atë realizëm magjik, që na josh e na bën ta kundrojmë veprën e Bashkim (A) Izano jo thjesht si vlera piktorike, por si pjesë shprehëse së identitetin tonë kombëtar.
(Marrë nga gazeta ExLibris)



















