
“Paqe”
Ekspozita e artistes Marjana Goxhabelliu është çelur në hollin qendror të Credins Bank.

“Paqe” është ekspozita artistike e radhës nga artistja e mirënjohur Marjana Goxhabelliu, e cila është çelur pranë ambienteve të hollit qendror të Credins Bank.
Artistja Goxhabelliu është një artiste e veçantë në fushën e artit pamor, duke u vlerësuar edhe nga kritika ndërkombëtare, si një artiste me një talent të spikatur, duke e kthyer artin e saj në mishërimin e estetikës dhe bukurisë.
Përmes punimeve të saj, të cilat një pjesë janë tashmë të ekspozuara edhe në bankë, artistja shpreh aftësinë e jashtëzakonshme të kompozimit të ngjyrave, imazheve, dritë-hijeve.
Pikturat, nuk janë thjesht mjete vizuale, por një koreografi e dritës dhe imagjinatës së bukur të artistes. Ajo lëviz me natyralitet mes rrymave klasike, impresioniste, ekspresioniste dhe abstrakte, duke krijuar vepra që ftojnë shikuesin të ndalojë, të ndiejë meditojë dhe reflektojë.

























