Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe identitetit.


Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week u zhvillua në një skenë krejt të veçantë ne Muzeun Banksy.

Kjo hapësirë, e themeluar nga producenti belg me origjinë shqiptare Haziz Vardar, i kushtohet artistit të famshëm britanik të artit të rrugës dhe u zgjodh për të krijuar një urë mes modës dhe artit urban.

Gentiana Dervishi, drejtuesja e projektit GX, e konceptoi këtë bashkëpunim si një hap të ri drejt ndërkombëtarizimit dhe hapjes ndaj ndikimeve krijuese.

Pas suksesit të edicionit në Milano, GX Fashion Week në Paris u mbështet nga Federata Ndërkombëtare e Modës Shqiptare (AIFF), duke i dhënë dizajnerëve shqiptarë një profil institucional dhe ndërkombëtar. Prania e ambasadorëve Dritan Tola (Shqipëri) dhe Mehdi Halimi (Kosovë) e theksoi rëndësinë kulturore dhe diplomatike të mbrëmjes.

Pista e sfilatës u shndërrua në një mozaik vizionesh ku teknologjia, tradita dhe identiteti u ndërthurën.

Akademia La Griffe nga Tirana prezantoi një koleksion Haute Couture mbi marrëdhënien mes ndjenjave njerëzore dhe inteligjencës artificiale. BR8 hapi shfaqjen me një krijim futurist prej lëkure dhe hekuri, ndërsa Anisa Balika solli “An Impossible Love Story”, një reflektim mbi iluzionin dhe varësinë nga AI. Ermelinda Malqi me BENJAMIN prezantoi triptikun HUMAN–MACHINE–HYBRID, ndërsa Xhea Kaba e shndërroi modën në art të veshur. Deti Hoxha solli elegancë bashkëkohore, ndërsa Marsela Grimci Sukni me Pendium Sposa prezantoi “Lule Borë”, një koleksion nusesh të frymëzuar nga pastërtia e luleborës.

Etnik Shala, një nga emrat më të njohur të modës kosovare, solli “ARKA”, një reflektim mbi kujtesën dhe trashëgiminë. Akademia e Dizajnit në Tiranë prezantoi talente të reja si Xhesika Dëshiri, Enejda Likalla, Ezgi Özalan me “Midnight Echo” dhe Melina Skenduli me “MELI”, një koleksion që nderon figurën e mbretëreshës së bletëve.

Dimensionin ndërkombëtar e shtuan edhe dizajnerë si Maylin Aguirre, e cila solli markën e saj Maylin® të fokusuar te feminiteti, si dhe studentët e Institutit Ndërkombëtar të Modës “Izet Curi” në Shkup. Rrona Dujaka prezantoi një vizion kozmik, Renea Kika u frymëzua nga rrjetet neuronale, Nikola Eftimov solli “DATA FIELD_01”, ndërsa Doruntina Kashtanjeva interpretoi “Ylberin e Natës” të Van Gogh në tekstura futuriste.

Krijime të tjera sollën frymëzime nga aviacioni (Jehona Kastrati), vizione distopike (Vesa Xhelili), rikthime te estetika e Space Age (Slavica Simeunovic), reflektime mbi teknologjinë dhe natyrën (Ulpiana Toska, And Halimi), apo mbi zemrën si simbol i jetës (Anita Murati). Musli Karaliti dhe Sofija Petrova sollën vizione futuriste arkitektonike, ndërsa secili dizajner e shndërroi veshjen në një deklaratë mbi të ardhmen e njerëzimit.
Koordinimi i prapaskenës dhe pamjes vizuale u realizua nga ekipi i Hair & Make-Up i drejtuar nga Alex Radulescu, Diana Jaupi dhe Barbara Screti, ndërsa Alessia Xhafa menaxhoi ritmin e sfilatës me përvojë profesionale. Për komunikimin ndërkombëtar u kujdes Alessio Marrari, duke e pozicionuar GX Fashion Week si një projekt me identitet global.

Me mbështetjen e partnerëve si MeZemër.com, Grand Hôtel Lafayette dhe Centre Culturel des Albanais, GX Fashion Week Paris dëshmoi se moda është më shumë se estetikë: është diplomaci kulturore, art dhe histori e gjallë. Në zemër të Parisit, mes shpirtit rebel të Banksy, moda shqiptare dhe ndërkombëtare u bashkuan për të krijuar një spektakël ku arti dhe moda u bënë një.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.