
“Dy artistë, një Berat”
Ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku dashuria për Beratin bashkon dy breza përmes artit

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”!
U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku dashuria për Beratin bashkon dy breza përmes artit. Peizazhet, rrugicat, ullinjtë dhe urat historike të qytetit vijnë në telajo përmes ngjyrave dhe këndvështrimit të secilit artist.
Ekspozita qëndron e hapur deri më 23 tetor. Ju ftojmë ta vizitoni!























