Botohet libri “Të shpëtohet afresku i Shpatarakut!” i Qerim Vrionit

Përmbledhja e re publicistike “Të shpëtohet afresku i Shpatarakut!” e studiuesit të fotografisë, publicistit dhe fotografit Qerim Vrioni.


Ditët e fundit, doli në qarkullim në Tiranë përmbledhja e re publicistike “Të shpëtohet afresku i Shpatarakut” e studiuesit të fotografisë, publicistit dhe fotografit Qerim Vrioni.

Në të paraqiten shkrime të autorit të botuara gjatë njëzet viteve të fundit në shtypin shqip brenda dhe jashtë vendit.

Ky botim ndahet në pesë pjesë. Kreu i parë titullohet “Çështje shoqërore”, ku përfshihet edhe shkrimi që i ka dhënë titullin librit. Në këtë shkrim bëhet fjalë për gjëndjen e tanishme jo të mirë të afreskut “Apokalipsi” të Kostandin Shpatarakut në Kishën e “Shën Marenës” në Llëngë të Pogradecit. Piktura murore ose afresku me përmasa 130 cm x 240 cm, ndodhet në një faqe muri brenda kishës së vogël, e krijuar nga Shpataraku në vitin 1754, rreth 270 vite më herët. Me shumë gjasa. kjo vepër mund të jetë edhe më e vjetra e llojit në trojet shqiptare.

Kreu i dytë përmban “Shënime për libra dhe ekspozita fotografie”, të botuara së pari posaçërisht për raste të caktuara. “Figura të shquara”, emërtohet kreu i tretë, ku shkruhet për personalitete të tilla të njohura në kulturën kombëtare si Ramadan Sokoli (muzikë), Piro Naçe (fotografi), Vangjush Mio (pikturë), Sadri Ahmeti (poezi dhe pikturë), Pano Taçi (poezi), Bajram Sefaj (letërsi dhe publicistikë), Fatos Baxhaku (publicistikë), Luan Mulliqi (skulpturë) etj., dhe të dalluar për kontributet e tyre në fusha të ndryshme

Kreu i katërt titullohet “Nga Fotografia Botërore”. Brenda tij trajtohen pjesë nga krijimtaria më e spikatur e fotografëve të njohur Jousuf Karsh (kanadez), Arnold Newman (amerikan), Ara Guler (turk) dhe Hyppolyte Bayard (francez), të cilët futen edhe në ajkën e historisë botërore të fotografisë.

Në pjesën e fundit, janë paraqituar dy intervista të autorit rreth veprimtarisë së tij krijuese në vite. E para e transmetuar drejtëpërdrejtë në seksionin shqip të radios britanike BBC me gazetarin Ilir Kadia, më 9 qershor 2009, ndërsa e dyta me publicistin nga Prishtina Bajram Sefaj, është botuar në faqet e gazetës kulturore “ExLibris”, më 27 gusht 2022.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

“Eposi në artet pamore” nga Suzana Varvarica Kuka

Nga Prof. Gazmend Leka Me sa njohuri kam, studime të plota mbi ilustrimin dhe ilustratorët e “Eposit Shqiptar” janë thuajse…

Etnosi dhe ndërtimi i imazhit kombëtar në artin shqiptar të shekullit XX

Nga Prof. Asc. Dr. Ermir Hoxha Nëse shekulli XIX shqiptar ishte shekulli i zgjimit dhe i formulimit politik të identitetit…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Komisioni i Përhershëm i Arteve dhe Qendra e Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizuan promovimin…

Fond Kombëtar për blerjen e veprave të artit!

Një pjesë e parave që institucionet publike kursejnë nga tenderët mund të përdoret për blerjen e pikturave, veprave të artit,…

“Aleksandër Moisiu”, një krijim i guximshëm!

Nga Ivo Moja Kemi dëgjuar shpesh debate dhe kritika rreth veprës skulpturore kushtuar ikonës sonë të skenës botërore, Aleksandër Moisiut,…

Dita Ndërkombëtare e Artistëve

Çdo vit, më 25 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Artistëve, një ditë kushtuar krijimtarisë, imagjinatës dhe talentit të artistëve në…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Një studim nga Suzana Varvarica Kuka, mbi ndërthurjen e trashëgimisë gojore me artet pamore shqiptare

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.