Helidon Haliti, në guidën e artit botëror “La Guía de Arte “LEONARDO”

“La Guia de Arte “LEONARDO” përfshin artistë të të gjitha stileve dhe tendencave.


Nga Dash Frashëri

Piktori i mirënjohur shqiptar, Helidon Haliti, është përfshirë në guidën e artit botëror “La Guía de Arte “LEONARDO”, midis artistëve më të shquar të kohës sonë.

Guida e Artit “LEONARDO” është një libër arti i krijuar nga artistë të të gjitha stileve dhe tendencave.

Një botim tejet cilësor, boll të kujtosh se ky katalog artistik kushton 150 euro.

Edicioni i vitit 2023 është realituar në bashkëpunim me www.artelibre.net, ModPortrait dhe një ekip ekspertësh profesionistë që e duan artin dhe kulturën.

“Helidon Haliti është një artist origjinal dhe mirënjohur. Një artist me vizion modern”, shkruhet midis tl tjerave për piktorin shqiptar në “La Guía de Arte “LEONARDO”.

Në të bëjnë pjesë emra të tillë si, Henry F. Dijkhoff (Holandë), Richard Harper (Francë), Rogelio Garrido Ruiy (Spanjë), Karina Iglesias (Brazil), Katy Sullivan (SHBA), Laura Villanova (Meksikë), etj.

Poliedrik, euridit dhe një enciklopedist arti, Helidon Haliti, është një artist tejet i fuqishëm, me stilin e tij unik ekstravagant, me një ego ekstreme për të sjellë gjithmonë diçka të re, për të prekur pikën kulmore, atë të cilën shumë rrallë dhe shumë pak e kanë prekur.

Artist, piktor, kurator, modelist, organizator aktivitetesh kulturore, autor librash për artin. Helidon Haliti është një figurë komplekse dhe shumëdimensionale.

55-vjeçari Haliti është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Pikturë Monumentale.

Historia e tij me pikturën, zë fill në vitin 1981. Helidon Haliti ka marrë pjesë në mbi 90 ekspozita, ka realizuar 15 murale dhe është autor i 11 librave për artin.

Pedagogu Helidon Haliti është dekoruar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me titullin më të lartë, “Mjeshtër i Madh”.

MË SHUMË LAJME

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi

Nga ChatGPT Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi Portreti nuk është vetëm vizatimi i një fytyre. Është…

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.