Gazmend, Ti na ftove në darkën e Artit!

Vazhdo, na bëj krenar! Arti të do, Art je, Art u bëfsh!


Nga Gabriela Mujaj

Pemët janë Poezi që Toka i shkruan në Qiell!“ Khalil Gibran

Qysh në fëmijëri kam dëgjuar për lisat. „I biri i filanit si lis“, „shtatin si lis“, „si lis i gjatë“, Nuk e rrëzon as stuhia, se është si lis“, „U rrëzua si lis për tokë!“. Në mendimet e mia, lisi ka qenë gjithnjë një pemë unike, ndryshe nga të tjerat.

Nën lisa kam pushuar, nën hijen e tyre madhështore kam ëndërruar shumë e shumë herë për të ardhmen time. Kam shprehur dëshira, kam patur mendime për të cilat skuqeshin edhe faqet e mia (me siguri edhe lisi).

Piktori që pikturon natyrën, pasqyron në mënyrën ma sublime veprën e Zotit. Por, a nuk i shikojmë vazhdimisht lisat, pemët, lumin, liqenin, shtëpitë e vjetra në një lagje të harruar dhe gjithë këto gjëra të natyrës amë? S’e di!

Ndonjëherë kalojmë me vite të tëra para pemëve, luleve, lisave, para një lagjeje të hershme, shtëpive të vjetra, dhe nuk i vëmë re! Jo se nuk i shohim, jo, por nuk ndalemi t’i sodisim, t’i kundrojmë, t’i admirojmë, të themi: – Faleminderit o Zot, për natyrën!

Sa të zënë që jemi! Nxitojmë drejt askundit dhe nuk gjejmë kohë të qëndrojmë tek djepi i jetës sonë, natyra! T’ia falësh shikimin një lumi, t’i pushosh sytë e tu mbi bar, të përhumbësh mbi një gjeth vjeshte. Mandej vjen piktori!

Ky artist i „syve“ dhe na e ndal vrapin, na e ngadalëson ritmin, na grish në tryezën e tablove të tij, në një banket aristokrat, plot shije e finesë, plot origjinalitet dhe gjallëri. Dhe ne dorëzohemi para magjisë së syve. Themi me vete: – Sa e jashtëzakonshme është natyra!

“Kjo është piktura ime e preferuar – tha një grua, aty te ekspozita – mund të rri me orë të tëra duke e parë dhe nuk ngopem dot“- përshpëriti me një ekzaltim fëminor!

Gazmend, Ti na ftove në darkën e Artit.

Sa dehëse qe natyra, lisat, pemët, lulet, shtëpitë, që pushonin të qeta në tablot e tua. Të përkëdhelura prej shikimeve tona, morën hov dhe desh zbritën në dysheme. Të rrefej që u tundova shumë që ta rrëmbeja lumin. Ah, lumi…!

Përgëzime, i dashur Piktor i Kosovës, Shqipërisë, i Linzit, siç po të emërtojnë!

Vazhdo, na bëj krenar! Arti të do, Art je, Art u bëfsh!

____________________

Vjenë, 2 Tetor, 2023!

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi

Nga ChatGPT Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi Portreti nuk është vetëm vizatimi i një fytyre. Është…

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.