“Grafika ’25 – Dhjetë vjet shenjë shqiptare”

Një udhëtim në thelbin e shenjës, në atë vijë të hollë e të ngarkuar me kuptim që lidh dorën e artistit me pulsin e kohës.


Nga Arben Koliçi
Kurator i ekspozitës

“Grafika ’25 – Dhjetë vjet shenjë shqiptare” përfaqëson një udhëtim në thelbin e shenjës, në atë vijë të hollë e të ngarkuar me kuptim që lidh dorën e artistit me pulsin e kohës.

Për një dekadë të tërë, ky projekt ka kultivuar traditën e grafikës si një gjuhë e veçantë pamore, duke e shndërruar shenjën në bosht të një dialogu të pandërprerë ndërmjet traditës dhe risisë.

Ky edicion shënon pjekurinë e një rrugëtimi ku burimet estetike dhe frymëzimi nga hapësira të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare janë ndërthurur natyrshëm, duke krijuar një shtresëzim të pasur përvoje, teknike dhe vizioni.

Grafistët e përzgjedhur sjellin një mozaik të gjerë përfytyrimesh dhe narrativash, ku çdo vepër është një dritare drejt një universi të pavarur, të ngarkuar me emocione, simbole dhe tensione vizuale.

Në këto punime marrin jetë teknika të ndryshme si; gjilpëra e thatë, akuaforti, akuatinta, xilografia, linoleumgrafia, forexgrafia dhe monotipi të cilat nuk janë vetëm metoda, por gjuhë të veçanta përmes së cilave artistët artikulojnë ritmin e botës së tyre të brendshme. Portretet që të vështrojnë me heshtje të thellë, peizazhet që të ftojnë në kontemplim, natyrat e qeta që meditojnë mbi përditshmërinë, format e abstraguara që trazojnë imagjinatën, të gjitha krijojnë një simfoni pamore ku ngjyrat flasin për skena të përjetësuara.

Ky edicion synon të ruajë gjallërinë e dialogut mes brezash e qasjesh, duke mbajtur në zemër të tij qëllimin fisnik; vazhdimësinë e shenjës grafike shqiptare, forcimin e identitetit të saj dhe hapjen e horizonteve të reja në botën e artit bashkëkohor.

Në këtë ekspozitë, gravura i shfaqet publikut si një evokuese e kohës sonë historike, përbërë nga shumë eksperienca personale që kanë një kontekst me ngjarjet tona të përditshme, një shenjë që udhëton përtej kufijve, një fije drite që lidh të kaluarën me të ardhmen.

Çdo vizitor ftohet të prekë me sy dhe me shpirt teksturën e ngjyrave, energjinë e linjave, thellësinë e imazheve. Kjo është një hapësirë ku arti nuk shihet vetëm, por jetohet si një takim mes kujtesës sonë vizuale dhe frymës së sotme të artit shqiptar e ndërkombëtar.

MË SHUMË LAJME

Kujtesa, Besa dhe Figura Kolektive në pikturën e Hajdar Danjollit

Nga Dr. Kujtim Halili Në veprën e Hajdar Danjollit, piktura shndërrohet në një hapësirë ku historia, miti dhe kujtesa kolektive…

BOTA E HELIDON HALITIT: Zbulimi i Horizonteve të Reja

Nga Giovanni Firera E përditshmja italiane "Torino Plus" Piktura e Helidon Halitit interpretohet si një univers i pezulluar midis ëndrrës…

“Qyteti i dehur” i Tasos, 45 punime pasteli që rrëfejnë shpirtin e Pogradecit

Në fundjave, në Galerinë e Artit të Pogradecit u çel ekspozita e piktorit të mirënjohur, Anastas Kostandini, titulluar “Qyteti i…

Shqiptarët, në pikturat e Rudolf Otto von Ottenfeld

Nga Albert Vataj Fundi i shekullit dhe fillimi i një tjetri, i gjen shqiptarët në një prani impresionuese në veprat…

Kujtesa, Besa dhe Figura Kolektive në pikturën e Hajdar Danjollit

Në veprat e Hajdar Danjollit, piktura shndërrohet në një hapësirë ku historia, miti dhe kujtesa kolektive ndërthuren në një gjuhë…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.