Kosta Zhongo, piktori i dashur i fëmijëve

Në një klasë me Edi Ramën, ilustratori tregon jetën e tij artistike tek emisioni “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH


Nga Dash Frashëri

“Sot, i ftuari im është Kosta Zhongo. Shumë i dashur për fëmijët. Një piktor tejet elegant, që spikat mes artistëve të kohës së tij si Vladimir Myrtezai, Mikel Temo, Shpend Bengu dhe shumë të tjerë”.

Kështu e prezantoi “Mjeshtri i Madh”, moderatori Helidon Haliti, piktorin dhe ilustratorin e mirënjohur Kosta Zhongo, i ftuar në emisionin simpatik “Mes dy Botëve” në Radio Televizionin Shqiptar.

Emisioni u realizua në Përmet, pasi Kosta Zhonga organizoi atje dhe në Gjirokastër, Simpoziumin “7 Ditë Art”, ku morën pjese 19 artistë.

 

“Ka mbetur ende ai fëminori, transparenti. Ka një udhëtim interesant midis filmit vizatimor dhe pikturës”, tha piktori Haliti.

Kosta Zhongo është një organizator i shkëlqyer i festivalit të filmit në Dropull, të cilin e organizon prej katër vjetësh.

***

Haliti: Si u dashurove me pikturën në Tiranë?

Zhongo: Të them të drejtën nga gjyshja. Kur isha i vogël, që të haja, ajo më bënte një vizatim. Kur vizatonte një rreth për kokën, më jepte një lugë.

Zhongo konkurroi në vitin 1984 për të hyrë në Akademinë e Arteve, ku në atë vit konkurruan 1600 veta dhe u përzgjodhën vetëm 36 prej tyre, ky dy prej tyre ishin vajza.

Ai është marrë gjatë edhe me ilustrime në revistën humoristike “Hosteni”dhe gazeta letrare “Drita”, të para viteve 1990.

***

Haliti: Në shkollë ke kishe, që sot i kemi kolegë apo janë bërë të famshëm?

Zhongo: I bie që nga Kryeministri…

Haliti: Ah… ke qenë në një klasë me Ramën?

Zhongo: Po, me atë.

Haliti: Si ka qenë Rama si shok shkolle, si e mban mend?

Zhongo:  Te piktura e kishte mendjen, ndërsa basketbollin e kishte pasion. Mbaj mend që nga 85 apo 85, kur ai erdhi ditën e hënë në shkollë kishte çarë buzën gjatë ndeshjes. Luanim shpesh basketboll në shkollë dhe kemi pasur raste që kemi luajtur edhe bashkë.

Piktori Zhongo tregoi edhe një detaj nga fëmijëria e tij, që lidhej me gjyshen e tij, e cila nuk dinte shqip, dhe Enver Hoxhën.

“Para shtëpisë sonë te Tirana e Re nga viti 1968 shëtisnin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Gjyshja ime kishte vendosur shami të bardhë dhe Enveri sapo e pa i foli greqisht. Më tha gjyshja që greqishten e fliste në mënyrë të përsosur. Pësova një shok, sepse nuk e prisja që ai të më fliste greqisht”, tregoi Zhonga.

***

Zhonga tregoi edhe aventurën e tij të shkuarjes në Greqi, zënkëm me një nga policët grekë të doganës së Kapshticës.

“Por si piktor, mund të them se pata fat. Lexova në një gazetë ku jepeshin punët që kërkoheshin dhe kërkonin piktorë ilustratorë. Ishin për librat e Universitetit të Oksfordit për Greqinë. Shkova te zyra e universitetit, filialit, dhe më thanë që bëhej konkurs vetëm për ilustrime librash. Me treguan temën për shkollën, mora fletët dhe shkova në shtëpi për të bërë ilustrimet. Kaloi një javë dhe nuk më morën në telefon. I thashë gruas, Kleas, që më dukert se ishte kot konkurrsi. I mora vetë në telefon ditën e shtunë dhe më thanë ‘zoti Zhonga jeni, kemi një javë që të kërkojmë, hajde se ke fituar’. Unë ngaqë nuk kisha telefon i kisha dhënë numrin e komshiut. Komshiu i kishte thënë që ska njeri me këtë emër këtu”

Për 20 vjet me radhë, Zhonga u mor me ilustrime librash për fëmijë në Athinë. Më pas ai u mor me reklama në televizion.

Edhe vëllai i tij i madh, Joani, edhe ai piktor, është marrë me televizion dhe filma në Greqi, madje është shumë i famshëm atje. 11 filma të animuar me metrazh të shkurtër mbajnë firmën e tij dhe po ashtu 3 seri televizive e mbi 150 reklama televizive, ndërsa filmat e tij janë shfaqur dhe vlerësuar në më shumë se 220 festivale filmi në mbarë botën.

Kosta prej disa vitesh drejton një emsion për fëmijët në televiziom, ku ata mësojnë të pikturojnë apo bëjnë instalacione.

Ai, së bashku me bashkëshorten ka hapur akademinë e tij të kurseve në Tiranë: “Akademia Madi Art”, ku mësohet pikturë, piano, violinë, kitarë, kanto, etj,

Bashkëshortja e tij, Klea, është pianiste.

“Përgatis fëmijët për lice dhe universitetin e arteve. Arti nuk ka moshë. Pranoj edhe 80 vjeç, mjafton që ai të ketë dëshirën të punojë”.

Nga Ylli Drishti, studiues arti Abdulla Cangonji (Korçë 15.10.1920 – Tiranë 17.02.1987) i përket grupit.

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.