“Ekspozita studentore”, talentet e rinj të arteve pamore!

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur në Galerinë FAB, deri më 30 maj, është kuruar nga Ermir Hoxha.


Në Galerinë FAB u hap dje “Ekspozita studentore”, me punimet e studentëve e Vitit të Parë të Fakultetit të Arteve të Bukura, në Universitetin të Arteve.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur, deri më 30 maj, është kuruar nga studiuesi i artit, Dr. Ermir Hoxha.


Dash Frashëri, botuesi i DashArt.al dhe kuratori i ekspozitës, Dr. Ermir Hoxha

Një ekspozitë arti është gjithmonë një ngjarje bukur, e cila të fton ta shijosh, dhe për më tepër kur flitet për gjeneratën e re të krijuesve të arteve pamore

Një ekspozitë me punime interesante dhe ne mediume të ndryshme: vaji, akuareli, akriliku, vizatime, skulpturë dhe instalacione.

Ceremonia Hapëse u përcoll me interes, jo vetëm nga pedagogët dhe studentët, por dhe nga prindërit e artistëve të rinj.

Pedagogët vlerësuan punimet e studentëve, duke theksuar faktin se kjo ishte një ekspozitë gjithëpërfshirëse e punëve të tyre, duke anashkaluar edhe filtrat e cilësisë së tyre, duke pasur si synim ballafaqimin e artistëve të rinj me punimet e njëri-tjetrit.

***

Në Universitetin e Arteve po rritet një brez i talentuar artistësh të rinj në rrugën e gjatë dhe plot sfida të bukura për një artist.


D.Frashëri me piktorin e talentuar, G. Rica.

Nuk mungoi kurrsesi, as modelja më e famshme në UA, me emrin e artit “Xhulja”, e pikturuar nga shumë studentë, përfshirë edhe në “formatin nudo”.

FOTO NGA EKSPOZITA

 

Arti si kujtesë, si rikthim, si analizë

Arti shpesh përshkruhet si një udhëtim drejt brendësisë, por më saktë ai është një udhëtim drejt përvojave të pakuptuara që…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.