Vande Walle Jens, zjarrfikësi belg që shërben si vullnetar në Shkodër

Belgu zjarrfikës në Gent, vjen çdo vit në Shqipëri me pushime por familjen e lë në Velipojë

Vande Walle Jens, edhe këtë të premte ka lënë plazhin për të ndihmuar kolegët e tij në Shkodër.

Belgu zjarrfikës në Gent, vjen çdo vit në Shqipëri me pushime por familjen e lë në Velipojë dhe vetë shërben si vullnetar pranë repartit zjarrfikës në Shkodër. Në këto temperatura të larta dhe me zjarre të shumta, edhe

“Një ditë po kaloja rrugës këtu bashkë me familjen dhe pashë repartin e zjarrfikësve. I thashë nuses time që është nga Shkodra që dua të shoh nga afër se si punojnë kolegët e mi në Shqipëri. Kur u njoha me kushtet e punës, makinat dhe veshjet e tyre, thashë me vete: Unë duhet t’i ndihmoj ata. Ne jemi kolegë, nuk ka rëndësi sa larg ne jemi pasi kemi të njëjtin mision, të mundim zjarrin. Nuk mund ta shpjegoj se sa diferenca kemi ne me kolegët këtu. Janë shumë të mëdha. Në gjithçka, në organizim, në veshje, pajisje, makina, pagesa. Prandaj për mua zjarrëfikesit shqiptar janë heronj dhe unë dua ti ndihmoj”.

“Xhejnsi” sikurse e thërrasin kolegët e tij shqiptarë, ka lobuar në Belgjike dhe ka bërë të mundur dhurimin e veshjeve dhe një makinë, e cila sot është më e mira për repartin e Shkodrës.

“Kjo makinë speciale kundër zjarrit, vite me parë u ndërtua posaçërisht për zjarrfikësit në Belgjikë me të gjitha kushtet. Kemi 5 apo 6 të tilla atje, dhe kjo doli në rezervë. Insistuam për ta marrë në Shqipëri dhe bashke me Edisonin dhe Agimin e sollëm në Shkodër”.

Edison Suma, është zjarrfikësi, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka kërkuar ndihma nga kolegët e huaj në Europë për pajisje dhe veshje. Edhe kur e gjejmë dëshirën e miqve për të na ndihmuar, ai tregon se procedurat në Shqipëri, sjellin sorollatje.

Në këto ditë të rrezikshme zjarresh, reparti zjarrfikës ka edhe një forcë më tepër në radhët e saj: një mik të huaj që i do të mirën Shkodrës. /TOP CHANNEL

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Taso dhe poezia e kujtesës poradecare!

Nga Ylli Drishti Historian & Kurator Arti Anastas Kostandini - Taso është një nga personalitetet më përfaqësuese të artit bashkëkohor…

“Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”

Nga Gazmend Leka “Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë” Këtë të vërtetë të madhe e ka…

“NOSTRATEMPUS” – Gjuha e shenjave: Një rikthim tek e pathëna!

Nga Ardian Isufi & Ardian Kapo Kuratorët të Ekspozitës Arti mund ta rikthejë si dëshmi atë që historia lë pas…

“Dua më shumë Shqipërinë”

Galeria e Artit në Korçë çeli ekspozitën “Dua më shumë Shqipërinë”, një udhëtim artistik përmes veprave që mbartin në vetvete…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Taso dhe poezia e kujtesës poradecare!

Ekspozita "Qyteti i dehur" e piktorit Anastas Kostandini - Taso është hapur në Galerinë "Edward Lear", Berat

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.