
“Dua më shumë Shqipërinë”
Ekspozita e hapur në Galerinë e Artit “Guri Madhi”, në Korçë do të qëndrojë e hapur, deri më 10 dhjetor.

Galeria e Artit në Korçë çeli ekspozitën “Dua më shumë Shqipërinë”, një udhëtim artistik përmes veprave që mbartin në vetvete identitetin dhe historinë.
Një koleksion i përzgjedhur nga fondi i pasur artistik i Galerisë me piktura dhe skulptura. Objekte nga koleksioni i Muzeut Historik vijnë së bashku në një rrëfim të veçantë për Shqipërinë.
Disa prej veprave prezantohen për herë të parë për publikun, duke sjellë zbulime të reja artistike dhe një mundësi për të rizbuluar vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
“Dua më shumë Shqipërinë” është një ftesë për të parë, ndjerë dhe vlerësuar përmes artit atë që na përket të gjithëve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri më 10 dhjetor.





























