Ftese ..
Diten e enjte dt 12 nentor 2026
Ora 18.00
Qendra Kulturore ” Margarita Tutulani ” Bashkia , Berat
Galeria ” Edward Lear ”
…..TASO DHE POEZIA E KUJTESËS PORADECARE
Anastas Kostandini – Taso është një nga personalitetet më përfaqësuese të artit bashkëkohor shqiptar. I lindur dhe i formuar shpirtërisht në Pogradec, ai e ka shndërruar qytetin e tij në një univers artistik unik, ku realja dhe imagjinarja bash-këjetojnë në një ekuilibër të rrallë poetik.
Për më shumë se katër dekada, Taso i ka kushtuar krijimtarinë e tij peizazhit, njerëzve, kujtesës dhe atmosferës së Pogradecit. Në veprat e tij, qyteti nuk paraqitet thjesht si një vend konkret, por si një hapësirë shpirtërore, ku koha rrjedh ndryshe dhe ku ngjarjet e përditshme marrin përmasat e simbolit. Rrugicat, qilarët e verës, figurat e zakonshmë, bisedat, festat dhe ritualet e jetës qytetare shndë-rrohen në elementë të një rrëfimi të madh vizual mbi identitetin dhe kujtesën.
Cikli “Poradeci e pi verën dhe rakinë” përfaqëson një nga kulmet e këtij rrëfimi. Ai nuk është thjesht një dokumentim artistik i një tradite lokale, por një reflektim poetik mbi jetën komunitare, mikpritjen, kujtesën familjare dhe ritualet që ndërtojnë shpirtin e një qyteti. Në këto kompozime, qilarët e vjetër të verës kthehen në skena ku ndërthuren realiteti dhe fantazia, historia dhe miti, e përditshmja dhe e përjetshmja.
Taso është një artist i heshtjes dhe i intimitetit. Ai pikturon atë që ndien dhe jo atë që i kërkohet. Për këtë arsye, veprat e tij ruajnë gjithmonë autenticitetin e përje-timit dhe sinqeritetin e emocionit. Qoftë në pikturë, grafikë, vizatim apo pastel, ai ndërton një gjuhë të veçantë shprehëse, ku drita, ngjyra dhe ritmi kompozicional bëhen bartës të një bote të pasur shpirtërore.
Veçanërisht në pastel, teknikë të cilën e zotëron me mjeshtëri të rrallë, artisti arrin rezultate mbresëlënëse. Penelata e lirë, ngjyra e ngrohtë dhe ndjeshmëria poetike krijojnë kompozime që lëvizin mes kujtesës dhe ëndrrës. Në to ndihet aroma e verës së sapopërgatitur, ngrohtësia e miqësisë, gjallëria e festës dhe njëkohësisht melankolia e kohës që kalon.
Në këto 45 pastele të përzgjedhur, Taso na fton të hyjmë në një botë të fshehtë, ku ruhen ende ritualet, historitë dhe emocionet e një qyteti që ka ditur të mbetet besnik ndaj vetvetes. Kjo ekspozitë është një homazh për Pogradecin, por edhe një dëshmi e fuqisë së artit për ta shndërruar kujtesën lokale në një përvojë universale.
Në fund, ajo që mbetet është ndjesia se kemi përballë jo vetëm kronikanin poetik të qytetit të tij, por një artist që ka ditur të ngrejë përvojën e provincës në rangun e një gjuhe universale. Pikërisht për këtë arsye, vepra e Anastas Kostandinit – Taso zë një vend të veçantë në historinë e artit shqiptar bashkëkohor.

YllI DRISHTI
Historian & Kurator Arti

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

“Eposi në artet pamore” nga Suzana Varvarica Kuka

Nga Prof. Gazmend Leka Me sa njohuri kam, studime të plota mbi ilustrimin dhe ilustratorët e “Eposit Shqiptar” janë thuajse…

Etnosi dhe ndërtimi i imazhit kombëtar në artin shqiptar të shekullit XX

Nga Prof. Asc. Dr. Ermir Hoxha Nëse shekulli XIX shqiptar ishte shekulli i zgjimit dhe i formulimit politik të identitetit…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Komisioni i Përhershëm i Arteve dhe Qendra e Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizuan promovimin…

Fond Kombëtar për blerjen e veprave të artit!

Një pjesë e parave që institucionet publike kursejnë nga tenderët mund të përdoret për blerjen e pikturave, veprave të artit,…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore ” Margarita.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.