
“Stinët”
Piktori i mirënjohur, Sadik Kasa, çeli ekspozitën e tij personale në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” – Durrës

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale “Stinët” në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit.


40 tablo të mrekullueshme, që sjellin përmes ngjyrave dhe penelit bukurinë e peizazheve të trevave tona, janë tashmë të ekspozuara për të gjithë artdashësit dhe vizitorët.

Një ftesë për të shijuar artin, natyrën dhe emocionet që përcjell krijimtaria e artistit Sadik Kasa.

























