Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

“Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje”


Nga Luan Rama

Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje.

Puna e gjatë padyshim e lodh por ajo për të është gjithashtu dhe një lloj terapie. Dhe në këtë gjendje, lodhja duket se mundet, tërhiqet, pa arritur ta thyejë atë. Dhe kjo vazhdon si një ritual murgu, me ditë, muaj, vite, që kur e kam njohur kur nga Instituti i Arteve erdhi të punojë në Kinostudio, të krijojë si regjisor e piktor në animacion, duke vazhduar njëkohësisht dhe pikturën e kavaletit.

Një vit para fillimit të ndryshimeve politike në Shqipëri, më shumë se 35 vite më parë ai rikrijoi figurën e tij me penela në duar dhe me pikëpytjen e madhe: çfarë të krijosh, duke mos pranuar të punojë nën urdhërat e ideologjisë por në lirinë e artistit.

Një pikturë emblematike, në pyetje filozofike që i bëri artisti vetvetes, kur arti përdorej si një fasadë e “lumturisë”
Më pëlqen gjithnjë të bisedoj me të, të rri dhe bisedojmë sëbashku, për jetën, artin, politikën.

Marr trenin dhe vij në Rouen duke e gjetur gjithnjë në atelier me punime të reja, tablo në përfundim e sipër apo që pas një kohë i ka ripunuar, pasi proçesi i krijimit vazhdon deri në ditën kur tabloja lë atelierin për të shkuar drejt publikut, galerisë, koleksionistit.

E tillë është tabloja “Humanoidët”, një temë e dashur për të që lidhet me zvetnimin e shpirtit njerëzor kur mbi shpirtin nis e merr mbivlerë paraja, teknologjia, uniformiteti, ku njeriut shumë pak i mbetet nga ajo që është personale, ndjesore, e thellë, shprehje e qenies dhe integritetit të tij edhe pse ai tenton ti shpëtojë këtij uniformiteti dhe shpërfytyrimit thjesht në një numur.

Humanoidët në këtë tablo janë një vajzë dhe një djalë, ku hekuri i ftohtë përbën tashmë gjymtyrët e tyre. Gjithçka është e ftohtë inerte, dhe ajo kitarrë. Ndërsa lart, kultet e besimit e kanë lënë tokën dhe janë ngritur në ajër pasi kjo botë e “re” i ka larguar dhe ato enden pa peshë si në një galaksi tjetër…

Para se të largohesha fotografova një tablo të varur në mur, të perfunduar pak më parë: një kompozim me turmën njerëzore ku nga poshtë, njerëzit sulmojnë të ngjiten lart, si duket për të dalë në një botë tjetër, madje ngado ka shkallë dhe ata ngjiten si munden për tu bërë ajrorë, sikur piktori të ishte frymëzuar nga idea e Dantes, e daljes nga Ferri, ku ai dhe Virgjili ngjiten për tu shfaqur në Purgator.

E ngjyrat në këtë ngjitje ndryshojnë: nga viktimat e shtrira në okër dhe makinat e prishura, në një grua me fytyrën e mbuluar nga flokët në krahë të një burri, e ngjashme me një figurë biblike, një kazan e pastaj në njerëzit që nxitojnë për tu ngjitur më lart dhe deri tek ajo turmë gati uniforme njerëzish që janë në ngjyrë të kaltër, si të ishin zogj dhe jo njerëz, pasi tashmë enden në një botë të paqtë. E megjithatë të mbeten sytë tek një topth i kuq anash. Padyshim një figurë simbolike.

Dhe Arturit i pëlqen gjithnjë të ketë figura të tilla që shikuesin e bëjnë të mendojë: ç’të jetë vallë?…

Kur dal nga shtëpia dhe atelieri i tij, bie shi në Rouen, por unë rri e mendoj për atë topth të kuq që qëndron në anë të talosë…

Kohë e trishtë por unë jam i gëzuar me shpirtin dhe penelin e mikut tim.

 

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

"Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.