Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”.


Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”.

Lumturi “Lume” Blloshmi (1944–2020) ishte një artiste bashkëkohore, piktore dhe fotografe, e vlerësuar si një nga zërat krijues më të qëndrueshëm dhe më me ndikim në vend.

Aktiviteti erdhi si në formën e një bashkëbisedimi mes studiueses së artit Suzana Varvarica Kuka dhe Adela Demetjas, drejtore e Galerisë Kombëtare të Arteve, të cilat trajtuan krijimtarinë e artistes në raport me kontekstin historik dhe artistik të kohës.

Përmes veprës së saj, dokumenteve arkivore dhe dëshmive të periudhës, bashkëbisedimi solli në vëmendje rrugëtimin artistik të Blloshmit, një prej figurave të rëndësishme të artit shqiptar bashkëkohor.

E gjendur përballë kufizimeve të periudhës së realizmit socialist, si dhe margjinalizimit dhe heshtjes që e shoqëruan krijimtarinë e saj, Blloshmi ndërtoi një gjuhë artistike personale. Pas viteve ’90, vepra e saj u vendos në një kontekst të ri të zhvillimeve të artit shqiptar.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të programit “Jehonat e Kujtesës”, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Paqe”

“Paqe” është ekspozita artistike e radhës nga artistja e mirënjohur Marjana Goxhabelliu, e cila është çelur pranë ambienteve të hollit…

Përtej kufijve të kujtesës!

Nga Mikel Temo "BEYOND THE LIMITS OF MEMORY" - "Përtej kufijve të kujtesës" Veprat e artit udhëtojnë. Ato paketohen, mbështillen,…

Grafika, si gjuhë e kujtesës dhe dialogut!

Nga PhD (c) Eris Tare Kurator i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës dhe Vizatimit, Tiranë – Edicioni i Dytë, 2026 Në…

Në muzeun e Monarkisë të Artan Lames

Nga Fatmir Toçi Sot pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën - muzè kushtuar periudhës së Monarkisë në Shqipëri, një hapësirë e…

Metafora të pikturuara. Karikatura me humor dhe filozofi

Nga Agim Janina Në Bienalen e Katërt të Karikaturës, të zhvilluar në qytetin e Korçës, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin…

“NostraTempusi” i Gazmend Lekës, misteri i shndërruar në art!

Nga Nadire Buzo Ekspozitë personale, thotë ftesa. Sapo hyn në sallën komode të Piramidës, sheh shpalosur në një murale të…

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Galeria Kombëtare e Arteve po i nënshtrohet një procesi transformimi të plotë, me fokus modernizimin e hapësirave dhe krijimin e…

“NostraTempus” – Sepse thelbi fle thellë… në artin e Gazmend Lekës!

Nga Brunilda Çela "Thelbi fle thellë", thoshte i madhi Petro Zheji. Ashtu si në artin e profesorit. Ku piktura nuk…

“Paqe”

Ekspozita e artistes Marjana Goxhabelliu është çelur në hollin qendror të Credins Bank.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.