“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë fjalën dhe imazhin duke iu kushtuar figurave shenjuese të historisë së artit pamor shqiptar.


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë fjalën dhe imazhin duke iu kushtuar figurave shenjuese të historisë së artit pamor shqiptar.

Ky cikël do të vijojë përgjatë gjithë vitit shkollor me takime mujore. E pranishme në këtë seancë të parë ishte drejtoresha e QKLL-së, Arta Marku dhe drejtoresha e Liceut Artistik, Etleva Kolnikaj të cilat, shpjeguan se takimet e vitit në vijim do të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me 80-vjetorin e Liceut duke u fokusuar te monografitë që u kushtohen emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e kësaj shkolle.

Kjo është arsyeja përse “Biblioteka e artit” u hap me diskutimin mbi monografinë e Nexhmedin Zajmit, pedagog qysh në hapat e parë të Liceut, një ndër emrat më të rëndësishëm të pikturës shqiptare të viteve ’40-’90 të shekullit të shkuar.
Figurën e Zajmit e paraqiti para liceistëve, studiuesi dhe historiani i artit, Oltsen Gripshi.

Ai u ndal te veprat kyç të karrierës së artistit i cili lëvroi me të njëjtën fuqi shprehëse të gjitha zhanret e artit pamor: portretin, kompozimet shumëfigurëshe, peizazhet, brenditë dhe natyrat e qeta. Gripshi përmendi influencën e jashtëzakonshme të Zajmit te bashkëkohësit, te kolegët e tij të së njëjtës periudhë por dhe te të gjithë brezat që janë gjendur në një dialog virtual me veprat e tij.
“Biblioteka e artit” do të jetë e përmuajshme, duke tërhequr çdo herë vëmendjen e të rinjve mbi një tjetër figurë përfaqësuese të artit pamor shqiptar.

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.