60-vjetori i themelimit të Institutit të Arteve në Tiranë

Më 15 shtator të vitit 1966 u përurua në Tiranë, Instituti i Arteve.


Më 15 shtator të vitit 1966 u përurua në Tiranë, Instituti i Arteve.

Ky institucion lindi nga bashkimi i tri shkollave të rëndësishme artistike të kohës: Konservatori Shtetëror i Tiranës, Shkolla e Arteve të Bukura dhe Shkolla e Lartë e Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Bashkimi solli një qendër të vetme të studimeve të larta artistike, ku muzika, arti pamor dhe arti skenik u integruan në një strukturë të përbashkët.

Themelimi i Institutit të Arteve shënoi një hap të madh për zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare, duke krijuar bazën për formimin e brezave të rinj të artistëve; aktorë, muzikantë, regjisorë, piktorë, duke u kthyer në një vatër të krijimtarisë dhe profesionalizmit, ku talentet e reja gjetën hapësirën për të ndërtuar themelet e një kulture moderne shqiptare.

Gjatë dekadave, ky institucion ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në jetën kulturore të vendit, duke nxjerrë figura të shquara që kanë lënë gjurmë në teatër, muzikë, opera, balet dhe arte pamore.

Në vitin 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor dhe shoqëror, Instituti i Lartë i Arteve u ngrit në nivel universiteti dhe mori emrin Akademia e Arteve. Ky ndryshim shënoi një etapë të re, duke e vendosur institucionin në një rang më të lartë akademik dhe duke i dhënë më shumë hapësirë kërkimit shkencor e krijimtarisë artistike.

Më 23 mars 2011, me vendim të Këshillit të Ministrave, Akademia e Arteve u riemërua Universiteti i Arteve, duke ruajtur strukturën e tre fakulteteve: muzikë, arte të bukura dhe art skenik.

Burimi ATSH

MË SHUMË LAJME

60-vjetori i themelimit të Institutit të Arteve në Tiranë

Më 15 shtator të vitit 1966 u përurua në Tiranë, Instituti i Arteve. Ky institucion lindi nga bashkimi i tri…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi

Nga ChatGPT Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi Portreti nuk është vetëm vizatimi i një fytyre. Është…

60-vjetori i themelimit të Institutit të Arteve në Tiranë

Më 15 shtator të vitit 1966 u përurua në Tiranë, Instituti i Arteve.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.