“Wanderlust” – Piktura si gjeografi e kujteses

Ekspozita personale “Wanderlust” bashkon temat qendrore të pikturës së Bashkim Ahmeti Izanos: mitin dhe rrëfimin, peisazhet rurale, pamjet urbane, figurat njerëzore dhe kujtimet që barten nga një vend në tjetrin.


Nga Alkan Nallbani
Piktor, kurator i ekspozitës

Ekspozita personale “Wanderlust” bashkon temat qendrore të pikturës së Bashkim Ahmeti Izanos: mitin dhe rrëfimin, peisazhet rurale, pamjet urbane, figurat njerëzore dhe kujtimet që barten nga një vend në tjetrin.

Së bashku, këto vepra krijojnë një udhëtim të vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe Amerikës, kujtesës dhe imagjinatës, historisë se ralle dhe së tashmes magjepse.

Marrëdhënia e Bashkim (A) Izanos me Shqipërinë—me legjendat, peisazhet, figurat historike dhe kujtesën kolektive të saj—është themelore për praktikën e tij artistike. Megjithatë, ai nuk i ilustron thjesht këto histori; ai i transformon ato.

Miti bëhet një hapësirë për krijim dhe gjetje, ku imazhet e njohura lëvizin mes ëndrrës dhe realitetit dhe marrin një karakter thellësisht personal, me një cilësi magjike.

Edhe peizazhete tij ekzistojnë mes vëzhgimit dhe imagjinatës. Malet, retë dhe terreni i ashper shndërrohen në hapësira psikologjike—të bukura, të paqëndrueshme dhe të ngarkuara me mundësinë e ndryshimit.
Në pikturat e tij të Nju-Jorkut, peisazhi urban bëhet një tjetër fushë eksplorimi, ku arkitektura, natyra, kujtesa dhe moderniteti përplasen dhe ndërthuren.

Figurat, nudot, vizatimet dhe skicat përgatitore zbulojnë një anë më intime të praktikës së artistit, një ditar të vazhdueshëm te informacionit vizual dhe një dëshmi të procesit të eksperimentimit.

Si rrjedhim, ekspozita e fton shikuesin jo thjesht të sodisi pikturat e përfunduara, por të hyjë në botën e kërkimit dhe zbulimit të artistit.

Në thelb, Wanderlust është një meditim mbi lëvizjen. Udhëtimi i Izanos—nga Gjirokastra në Nju-Jork, nga historitë e trashëguara drejt gjetjes personale dhe nga tradita drejt bashkëkohores—zbulon një artist që vazhdon të kërkojë, të vërë në dyshim dhe të zbuloje. Vetë udhëtimi bëhet subjekti.

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.