
“Message in a Bottle” – “Mesazh në shishe”
Mozaicisti i shquar, Saimir Strati, hap ekspozitë personale në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut

“Message in a Bottle” – “Mesazh në shishe”
Kështu titullohet ekspozita e mozaicistit të shquar, Saimir Strati, e hapur në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

“Një ekspozitë personale, një udhëtim përmes materies, kujtesës dhe kohës”, shkruan Strati, mbajtësi i 11-rekordeve botërore Guinness.

“Në Shkup prezantoj një përzgjedhje të krijimtarisë sime, ku mozaiku largohet nga kufijtë e teknikës tradicionale dhe merr një gjuhë të re. Porcelani, mermeri, kristali, metali dhe materiale të veçanta bashkohen fragment pas fragmenti, duke u shndërruar në imazh, emocion dhe histori”, thekson artiti i mirënjohur.

“Message in a Bottle” është mesazhi im përmes artit të mozaikut, një dëshmi e viteve të kërkimit, durimit dhe pasionit për të krijuar mozaikun modern gjithmonë përtej asaj që njohim.
Çdo fragment ruan një kujtim.
Çdo mozaik përcjell një mesazh.
Dhe arti e dërgon atë përtej kohës”,
Ceremonia e hapjes së ekspozitës, më 3 shtator, u përcoll nga artdashës së shumtë.























