Frymëzuar nga Gjon Mili, të rinjtë vizatojnë fotografi me dritë në muzeun “Marubi”

Punëtoria kreative “Vizatimi i fotografive me dritë”, nën kujdesin e ekipit edukativ të Muzeut “Marubi” të Shkodrës, ishte si një udhëtim eksperimental në botën magjike të dritës dhe lëvizjes, ku fotografia u shndërrua në një formë loje dhe eksplorimi krijues.

Në frymën e fotografive të Gjon Milit, të rinjtë krijuan vizatime në hapësirë përmes përdorimit të burimeve të dritës dhe ekspozimit të gjatë fotografik, duke luajtur me gjurmët e dritës dhe duke realizuar imazhe unike që bëhen të dukshme vetëm përmes objektivit.

Përmes këtij procesi krijues, ata eksploruan marrëdhënien mes fotografisë, vizatimit dhe performancës, duke zbuluar mënyra të reja shprehjeje artistike dhe duke zhvilluar imagjinatën e tyre. E gjithë përvoja u shndërrua në një hapësirë eksperimentimi dhe zbulimi, ku kurioziteti, kreativiteti dhe loja me dritën u bashkuan natyrshëm. Kjo punëtori bëri që pjesëmarrësit ta shihnin artin nga një këndvështrim i ri.

Ekipi i Muzeut “Marubi” i shoqëroi pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience krijuese, duke e kthyer atë në një moment frymëzues.

ATSH

Frymëzuar nga Gjon Mili, të rinjtë vizatojnë fotografi me dritë në muzeun “Marubi”

Punëtoria kreative “Vizatimi i fotografive me dritë”, nën kujdesin e ekipit edukativ të Muzeut “Marubi” të Shkodrës, ishte si një…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.