Ekspozita e parë ndërkombëtare e vezëve të Pashkës, në Korçë

Ekspozita sjell për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan një koleksion unik vezësh pashke të dekoruara artistikisht me teknika tradicionale artizanale nga Rumania, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria.


Festa e Pashkës Ortodokse historikisht është kremtuar bukur në Korçë, qytet i njohur për festimet më tradicionale.

Ata që do e vizitojnë Korçën këtë pashkë, do të mund të bëhen pjesë e një eksperience të veçantë artistike, me ekspozitën “Kodi i jetës” nga Maria Shukulli, në Galerinë “Guri Madhi”.

Ekspozita sjell për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan një koleksion unik vezësh pashke të dekoruara artistikisht me teknika tradicionale artizanale nga Rumania, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria.

“Kodi i jetës” përmban një koleksion të rrallë, të kuruar me përkushtim për më shumë se një vit. Zgjedhja e Korçës nuk është rastësore, pasi tradita, atmosfera dhe mënyra unike se si përjetohen festat në këtë qytet, e bëjnë atë vendin ideal për të mirëpritur aktivitete të tilla.

Ekspozita synon të kthehet në një traditë të përvitshme, duke pasuruar më tej jetën kulturore të Korçës.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspozita e parë ndërkombëtare e vezëve të Pashkës, në Korçë

Ekspozita sjell për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan një koleksion unik vezësh pashke të dekoruara artistikisht me…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.