50 artistë sjellin dëshmi të artit vizual bashkëkohor të Kosovës

Ekspozita e hapur në Galerinë FAB është kuruar nga Kamuran Goranci. Dr. Ermir Hoxha: “Urë bashkëpunimi mes artistëve”


50 artistë nga Kosova ekspozuan në galerinë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë,punime në pikturë, skulpturë, etj.

Ekspozita shëtitëse vjen e kuruar dhe organizuar nga Kamuran Goranci dhe sjell për publikun, një tjetër manifestim të vlerave artistike të artit shqiptar të Kosovës, me emra të tillë si Agron Mulliqi, Barha Buza, Diella Vala, Burimi Myftiu, Drilon Shoshi, Haxhi Kastrati, Naim Spahiu, Valbona Gashi, etj.

Ekspozita shëtitëse e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) që është një prezantim i gjerë dhe i shumëllojshëm i artit vizual bashkëkohor të Kosovës, ku takohen gjenerata të ndryshme krijuesish në një dialog të pasur artistik u çel me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Skënder Durmishi.

Të pranishëm ishin edhe rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, sekretari i përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimi, artistëve të ndryshëm dhe pedagogë të arteve.

Në tekstin kuratorial rreth ekspozitës thuhet se ky projekt sjell në një hapësirë të vetme përvoja të ndryshme krijimtarie.

“Kjo ekspozitë shëtitëse me mbi 50 artistë nga Kosova, e kuruar dhe organizuar nga Kamuran Goranci sjell për publikun vendas, një tjetër manifestim të vlerave artistike të një Kombi.
Si e tillë, ajo përforcon edhe më shumë ato ura e bashkëpunimit mes institucioneve, sa dhe artistëve shqiptar kudo që ndodhen”, shkruan Dr. Ermir Hoxha, drejtuesi i Galerisë FAB.

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.