Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” në Galerinë e Arteve Digjitale

Përmban vepra nga artistë si: Antonello da Messina , Filippino Lippi, Michelangelo Buonarroti, Leonardi da Vinçi, Sandro Botticelli, Tiziano Vecellio.


Ekspozita imersive “Rilindja Italiane”, pranë Galerisë së Arteve Digjitale në qytetin e Korçës, u cilësua si një event unik. Ekspozita është një ftesë për të gjithë për të imagjinuar! Përmban vepra nga artistë si: Antonello da Messina , Filippino Lippi, Michelangelo Buonarroti, Leonardi da Vinçi, Sandro Botticelli, Tiziano Vecellio. Ekspozita është e kuruar nga Elton Koritari, i njohur tashmë në aktivitetin e tij si kurator në ekspozita të ndryshme. Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” u çel në ditët e dhjetorit që lamë pas, por po vijon në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë. GADK është galeria ku ndërthuret kultura dhe teknologjia së bashku. Ekspozimi në këtë model unik i disa prej veprave të “Rilindjes Italiane”, merr një vlerë të shtuar për artin dhe artistët.

Rilindja italiane filloi në Itali në fund të shekullit të katërmbëdhjetë dhe u bë një epokë e shumë arritjeve kulturore dhe arkitekturore në Evropë. Në tekstin rreth “Rilindjes Italiane” thuhet se kjo ekspozitë ka një rëndësi të veçantë, duke shtuar edhe faktin se ajo afron një publik të gjerë dhe sidomos në moshë të re në ambientet e brishta të artit shqiptar. “Në rastin e Galerisë së Artit Digjital, kjo mishëron vlerat më sublime të Rilindjes – ashtu siç sot janë artet digjitale ashtu edhe Rilindja eksperimentoi me mediume, teknika, materiale dhe solli risi të reja për kohën. Rilindja italiane ishte pjesa më e avancuar e teknologjisë së momentit në botë. Me këtë simbolikë është konceptuar prej fillimit të herës ekspozita në këtë hapësirë alternative të artit. E më tej, gjuha e përdorur nga ekspozita, pra video dhe animacioni, janë larg kufijve të moralit gjykues bazuar në periudhën historike të cilës i referohen veprat e përzgjedhura dhe ndoshta kjo gjë e bën akoma edhe më interesante ekspozitën”, thuhet rreth ekspozitës.

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.