“PranverArt”, një metaforë e bukur e artit shqiptar!

Edicioni i 15-të i ekspozitës në Galerinë e Artit Tiranë është i hapur për publikun, deri më 30 nëntor 2024


Nga Dash Frashëri

“PranverArt”!

Kështu quhet ekspozita e artit  që ka mbledhur së bashku 49 artistë, piktorë dhe skulptorë, nga Shqipëria dhe Kosova, që sollën veprat më të mira të tyre në kompozime, peizazhe, art abstrakt dhe skulpturë.

Grupimi artistik “PranverArt” çeli dje në Galerinë e Artit Tiranë (GAT), edicionin e 15-të të ekspozitës së tyre vjetore.

Një metaforë e bukur e artit shqiptar, me shumë mesazhe brenda veprave. Një ekspozitë arti është një ngjarje e bukur për kryeqytetin dhe artdashësit.

“PranverArt” është një grupim artistik i themeluar në pranverën e vitit 2010. Ideja e këtij emërtimi lidhet me një kujtesë të hershme, të ekspozitës “Pranvera”, që në vitin 1972 tentoi të bëjë diçka ndryshe nga standardet e ngurta e të rrepta të asaj kohe, regjimi i së cilës edhe e dënoi këtë lëvizje.

Këtë vit, edicioni i 15-të i “PranverArt” realizohet nën organizimin e piktorit Llazar Taçi dhe skulptorit Maksim Bushi.

Marrin pjesë piktorët dhe skulptorët: Agim Bujupi, Agim Musabelliu, Alem Toska, Avni Rexhepaj, Axherko Mezelxhiu, Betrand Shijaku, Bashkim Alushi, Bujar Vani, Emjona Stasi, Eni Veveçka, Ergys Demo, Erjon Bardhi, Flamur Vathi, Fatmir Carkanji, Foti Kllogjeri, Genti Proko, Gëzim LLalla, Gëzim Zoto, Greta Tahiraga, Gjergji Marko, Hajdar Danjolli, Haxhi Gashi, Ikbal Beli, Idriz Balani, Izmir Bahja, Jozita Shkreli, Klement Sina, Kleo Nini, Klodiana Taçi, Kristo Dëfrim Hasa, Lec Shkreli, Anesti Taço, Endri Duraku, LLambrini Dëna, LLazar Taçi, Maksim Bushi, Mhill Berhani, Mihallaq Qarri, Petraq Pecani, Pëllumb Aliaj, Pëllumb Bylyku, Remzi Kuçi, Rikarda Nova, Romeo Kallço, Sotiraq Kuqali, Shpresa Bajko, Ylli Puka, Xhulia Toska dhe Zef Pepa.

Ky edicion i “PranverArt”, i çelur më 14 nëntor, do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 30 nëntor dhe do të ekspozojë veprat e 49 artistëve.

VEPRAT DHE AUTORËT E TYRE

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.