Ilir Stili, një “dehje” pikturale!

Piktori nga Kosova me banim në Francë ka hapur ekspozitën e tij në “La Maison de l’Albanie” (13-26 prill).


Nga Luan Rama

Ilir Stili, piktor nga Kosova, ka pak vite që ka ardhur në Francë dhe është arti i tij që e ka bërë të spikasë në jetën artistike franceze, veçanërisht në Normandi ku dhe jeton.

Duke parë akuarelet e tij në thepisjet shkëmbore të La Manche nuk mund të mos imagjinosh atë « dehje » të tij për brigjet franceze, për detin, poetikën detare, për çka impresionistët e para një shekulli e gjysmë krijuan tablotë e tyre të mrekullueshme në Honfleur, Dauville, Trouville, Etretat apo Cabourg.

Këtij piktori i pëlqen të prekë gjurmët e impresionistëve të dikurshëm, të një Claude Monet, Eugene Bodin e shumë të tjerë. Është impresioni që e godet ndjesinë e shpirtit të tij, duke dashur ta hedhë sa më shpejt në letër apo kanavacë atë ndjesi impresionante, ti japë jetë çastit poetik të natyrës, e cila shpejt tjetërsohet, retë shkojnë, qielli mbyllet, e një orë më pas përsëri dielli që shfaqet madhërishëm duke krijuar një spektakël të dritës, gjithnjë të ndryshëm.

Ja pse duhet nxituar… Kjo ndjesi për detin është e kuptueshme për të që vjen nga Kosova të cilës deti i ka munguar edhe pse sot e ka në Shqipëri.

Ja pse dhe « dehja » në brigjet normande, në « falaises » siç i quajnë francezët këto thepisje shkëmbore mbi det, është kuptimplote. Akuarele të lehta, plot dritë, ku peneli i ka fshikur si të dojë ta përkëdhelë letrën, peizazhin : barka, dallgë, bluja dhe kafja e lehtë, e bardha e letrës, një lojë ngjyrash nëpër flladin detar. Janë akuarele të shumta që ai i ka ekspozuar në qytete dhe qyteza të shumta të Normandisë, Bretanjës, për çka shtypi ka shkruar shumë. Ka një lloj entusiazmi rreth tij nga mediat dhe publiku i thjeshtë.

Francezët i pëlqejnë akuarelet, ka një lloj tradite, veç asaj primare që është piktura e vajit në kanavacë.

E megjithatë akuareli, guashi dhe pasteli mbeten gjithnjë të pëlqyeshme, pasi ka diçka të gëzueshme në to, diçka poetike. Megjithatë për këtë piktor akuarelet nuk janë vetëm në Normandi : janë kullat mesjetare, qytetet e vjetra karakteristike me gjurmët e historisë, është Parisi me vendet e tij mitike.

Para disa ditësh, ai përfundoi dhe një akuarel të bukur për kështjellën e Shkodrës me një kompozim të mrekullueshëm dhe harmoni ngjyrash : një festë dritash.

Është arti, krijimi, që i jep hire dhe frymë peizazhit, kështjellave, njerëzve, pasi dhe portretet për këtë piktor janë të dashura. E po kështu dhe nudot…

Ilir Stili është një piktor që nuk rresht në krijimet e tij. « Dehja » e tij nuk është vetëm deti, brigjet, portretet në vaj, kompozimet. Dehja e tij duket se ështe totale dhe ku artisti e identifikon qenien e tij me artin, ngjyrën, rikrijimin poetik. Ai jeton me të… dhe në gjumë.

Ju mund ta dëgjoni atë në Maison de l’Albanie : lindja e një pasioni, rrugëtimi, pikëtakimi me traditën franceze dhe piktorët e mëdhenj, vështirësia e krijimit !

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.