
Fate Velaj ekspozon në “Bildungsakademie Weinfiertel” në Vjenë
Ekspozita e ambasadorit të Shqipërisë në Austri, piktorit dhe shkrimtarit Fate Velaj, do të hapet më datë 5 prill 2024.

Diplomati dhe piktori i njohur, Fate Velaj, ambasadori i Shqipërisë në Austri, më datë 5 prill do të hapë ekspozitën e tij të re personale, në “Bildungakademi Weinfiertel”, në rrethinat e Vjenës.

Ajo titullohet “Face Anthology – A Tribute to Humanity”


Do të ekspozohen vepra arti në pikturë, fotografi, video e “Face Anthology – a tribute to humanity”
si dhe do lexohen pjesë nga romani “Kreuztanne”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të qershor 2024.

Fate Velaj ka hapur ekspozita në Austri, Shqipëri, Itali, Greqi, Rumani, Britania e Madhe, Egjipt dhe SHBA, por edhe në Parlamentin Evropian.



Fate Velaj, gjithashtu është edhe një shkrimtar, i nderuar me disa çmime ndërkombëtare.




Krijimtari e Fate Velajt ka qenë shpesh në vëmendjen e medias.















