Gonxhja: Zef Kolombi, gjeniu i penelave dhe ngjyrave

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përkujton ditën e lindjes së piktorit, Zef Kolombi


Zef Kolombi ka qenë një nga piktorët e rëndësishëm të artit realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka përkujtuar sot ditën e lindjes së piktorit, Zef Kolombi, gjeniun e penelave dhe ngjyrave, piktorin e dritës dhe natyrës.

“Pavarësisht se krijimtaria e tij erdhi në një periudhë të vështirë për pikturën në Shqipëri, Zef Kolombi është autor i disa veprave të vlerave të rralla, pjesa më e madhe e të cilave ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë”, theksoi Gonxhja.

Kolombi lindi në vitin 1907 në Sarajevë, ku edhe do të kalonte foshnjërinë e tij.

Në vitin 1929, nisi studimet në Akademinë e Arteve të Romës. Krahas përmbushjes së detyruar të punimeve akademike, ushtroi mjeshtrinë me realizimin e veprave origjinale, si edhe përmes riprodhimit të veprave të klasikëve. Veprat “Nudo” (1931), “Pamje nga Roma” (1931), “Grua nudo e shtrirë” (1931) , “Grua nudo e ulur” (1931), i përkojnë periudhës së krijimtarisë së tij të shpërfaqur në auditor, teksa përsoste njohuritë rreth gjinisë artistike të pikturës.

Fill pas ardhjes rishtas në Shqipëri, Kolombi realizon tablonë “Portreti i Pinës”, në pritje të emërimit si mësues i vizatimit në Shkollën Normale të Elbasanit. Trashëgimia e tij artistike përbëhet nga rreth 50 vizatime dhe piktura, mes të cilave kanë epërsi natyrat e qeta, peisazhet dhe portretet, siç vërehet në tablotë “Portret plake” (1937), “Të korrurat” (1940), “Tri rriska shalqinj” (1940), “Tufë me trëndafila” (1940) etj.

Në pikturën e Kolombit, mbizotërojnë punimet në vaj, si edhe ngjyra e kuqe, kafe, e gjelbër dhe e bardhë. Në sajë të veprimtarisë së tij kulturore të ngjeshur, Kolombi është vlerësuar me çmimet “Mësues i Merituar”, “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”.

👨‍🎨🖌️Përkujtojmë sot, gjeniun e penelave dhe ngjyrave, piktorin e dritës dhe natyrës, artistin Zef Kolombi.

🖼️🎨Pavarësisht se krijimtaria e tij erdhi në një periudhë të vështirë për pikturën në Shqipëri, Zef Kolombi është autor i disa veprave të vlerave të rralla, pjesa më e madhe e të cilave ndodhet në 📍Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

🏆🎨Zef Kolombi është vlerësuar me titujt “Mësues i Merituar", "Piktor i Merituar", "Piktor i Popullit".

#MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #ZefKolombi #ArtistëtShqiptarë #TrashëgimiKulturore

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, March 9, 2024

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.