Orion Shima, piktori i tingujve!

Ekspozita “BRIO” do të qëndrojë e hapur në Galerinë FAB, deri më 12 mars 2024.


Nga Dash Frashëri

“BRIO”

Kështu quhet ekspozita e mrekullueshme e piktorit Orion Shima, e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura – FAB, në kryeqytet.

Ekspozita e 55-vjeçarit Shima, i diplomuar në Universitetin e Arteve në vitin 1993, do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars 2024.

Një tematikë e frymëzuar nga muzika me ndërthurje të magjishme ngjyrash, të cilat vallëzojnë me njëra-tjetrën, nën tingujt e një orkestre piktorike.

Ajo vjen pas disa ekspozitash të mëparshme dhe të sukseseshme.

 

***

Një ekspozitë e mirëpritur nga artistët dhe dashamirësit e artit, e shumëmediatizuar dhe shumëdiskutuar nga studiuesit e artit.


Leontina Nika, gazetarja e televizionit ABC News dhe piktori Orion Shima gjatë emisionit “Pas Mesnate”

***

Edhe unë, si botues i gazetës online “DashArt”, nuk mund të mungoja në shijimin e ekspozitës së bukur të “Shimës së Ri”, duke iu referuar kështu, djalit të piktorit të madh, vereranit të arteve, Alush Shima.


Dash Frashëri, botuesi i “DashArt.al” dhe piktori Orion Shima

“Brio” është një term muzikor, që shqiptohet kur fillon pjesa muzikore. Brio do të thotë me gjallëri, me vrull. Gjithë koncepti i ekspozitës ndërtohet mbi bukurinë e muzikës dhe të ngjyrës. Sfida ka qenë pikërisht kjo, se si një autor viziv arrin nëpërmjet ngjyrës të përkthejë notën e muzikës”., tha Shima gjatë intervistës për “DashArt”.

Muzika klasike dhe pjesëmarrja në operë ishin indicia e parë që piktori Orion Shima mori për të nisur ciklin e punimeve të tij.

“Kur shikon një pikturë ti ri i qetëdhe e shijon, kur je në një sallë operash ti ulesh dhe ri i qetë dhe e shijon dhe pikërisht ky moment abstrakt midis dy qetësive që fal muzika dhe piktura, të unifikohet për të arritur këtë”, ” shprehet piktori.

Kompozime të bukura.

Portrete të realizuara me finesë.

Formati i pikturave është shumë i madh.

“Formati është çështje preferencash dhe lirie. Unë e pëlqej pasi ai më plotëson dhe më jep mundësinë e gjestit, të artikulacionit”, tha Shima.

Piktori kërkon t’i largohet metropolit e zhurmës, ndërsa e ka cilësuar këtë cikël punimesh si ekspozitën më ambicioze të karrierës.

“Kam pasur mundësinë të trajtoj figurën e dirigjentit, instrumentistëve, gjithë orkestrën dhe marrëdhëniet e një instrumentisti me tunxhet, veglat. E gjitha kjo më dha mundësinë që ta përktheja tingullin me mjete piktorike,” thotë Shima.

Punët dallohen për elegancën dhe kontrastin e bukur dhe harmonik të ngjyrave. me një paletë të bukur.

Por, a ka ndikim i ati, Alush Shima, tek Orioni?

“ADN-ja nuk zhbëhet. Sigurisht, aty ka gjurmë ADN-je. Që të dy e pëlqejmë ngjyrën, e përkthejmë sipas mënyrës sonë. Ai (babai) merret me dritën, unë nuk e kam në kërkimin tim si dritë, por si nocion”, thotë Orioni për “DashArt”.


Peizazhe nga Alush Shima

Tashmë prej disa dekadash, Orion Shima ka krijuar “unin” e tij. Individualitetin e tij artistik!

________

Tiranë, më 7 mars 2024

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.