Idriz Balani, skulptori i heronjve!

Një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira


Nga Dash Frashëri

Në fakt, të shkruaja një profil të skulptorit konispolas, Idriz Balani, ishte një dëshirë e hershme, qysh kur vizitova ekspozitën e tij  më 27 shtator 2023, të hapur në Galerinë e Artit në Tiranë, së bashku edhe me piktoren Marjana Goxhabelliu. Një ekspozitë e shumëvizituar nga artdashësit dhe artistët.

Një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira.  Me punime në mermer, bronz, gur.

71-vjeçari Balani sot ështe një autoritet i respektuar dhe kontributor i madh në artet pamore shqiptare.

Gjithmonë pranë mjeshtrave të mëdhenj të skulpturës monumentale, si legjenda Mumtas Dhrami, duke mësuar sekretet e kryeveprave.

***

Profili monumental i Idriz Balanit konstatohet edhe nga përzgjedhja e diplomës së tij, “Partizania (1978), frymëzuar nga akti heroik i Heroinës së Popullit Zonja Çurre!

Qysh atëherë, në këto 46 vjet krijmtari ai krijoi me qindra vepra, njëra më e bukur se tjetra.

“Vallja e Osman Takes” është një kryevepër. Kompozimi i valltarëve është mbreslënës.

Busti i klerikut poliedrik Fan Noli, në Durrës, iu besua mjeshtrit Idriz Balani.

Inaugurimi i bustit të Fan Nolit në Durrës te kisha që e themeloi vite.

Edhe Idriz Balani ka versionin e tij të Skënderbeut. Madje ka punuar disa të tillë.

Heronjtë e tërheqin. Porositësit i besojnë mjeshtrit Balani.

William Walker, ambasadori i OSBE-së, i cili denoncoi në 1998, “Masakrën e Reçakut”, të kryer nga serbët.

Luftëtari Isa Boletini…

… patrioti Hasan Prishtina…

Heroi Adem Jashari…

… dëshmorët Metush Krasniqi, Isa Kastrati apo Ismet Asllani,

 

Bustet janë të panumërta!

Edhe Balani nuk i ka shpëtuar “kurthit të nudove”!

Pjesëmarrës i rregullt në ekspozita personale dhe kolektive.

***

Galeria “Balani” është një muze i bukur!

Bocete pa fund. Krijime të bukura.

Gjithmonë ka qenë në vëmendjen e medias.

Interesant, duke fakti që Idriz Balani ka dhënë një leksion në Miami, Florida, SHBA, për menyrën se si ndërtohet një vepër arti në skulpture, që nga momenti krijues dhe deri në inagurimin e saj, duke i trajtuar të gjitha etapat.

Studio e Idriz Balanit dëshmon eurodicionin e tij. Dashurinë për artin dhe librat, por dhe një vend i bukur ku ndan emocionet me fansat.

Idriz Balani u përket heronjve të skulpturës. Ëndrra e tij vazhdon…

Një skulptor për të cilin mirënjohja është një detyrim!

____________________________

Tiranë, më 5 mars 2024

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.