“Gjilpëra”, ekspozita avangarde e Artemisa Çullhaj

Ekspozita e artistes Artemisa Çullaj është e hapur, deri më 27 shkurt në Galerinë FAB


Nga Najada Hamza

“I am not what I am, I am what I do with my hands” – Louise Bourgeois

Artemisa dhe “Gjilpëra” i kanë fillesat në atelierin tonë të tekstilit.

Premisa e saj estetike dhe intelektuale, puna ndër vite bërë me pasion dhe vullnet të epërm ndërtoi një profil artistik me fjalor dhe identitet personal krijues, bazuar në një shtresezim historik e kulturor, të vjeter e të thellë sa jeta.

Veprat e saj tek “Gjilpëra” shfaqin lëndën në një format tejet elegant, ku dashuria dhe koha bëhën një, e zgjasin sa një përjetësi.

Çfarë më mirë se mjeti i përdorur në realizimin e veprave të ekpozitës, njohu dhe vizatoi deri në përsosmëri avangardat artistike të fillim shekullit XX?

Dalja përtej formatit dhe mediumit të veprave të përzgjedhura, duke mbivendosur në telajo të buta prerë në format e trupit njerëzor pikturat e mjeshtrave të mëdhenj, është një akt bashkëkohor i cili shton një element të ri të ndërveprimit fizik me veprën e artit.

Vepra që lenë dyert e muzeumeve për tu veshur e marrë identitete të reja në lëvizje, imazhe të njohura që përtej pasarelave janë copëza arti që përcjellin mesazhin e vlerës së qëndrueshme!

Si një sintezë e së shkuarës me të tashmen veprat në ekspon “Gjilpëra” rikrijohen nga kjo artiste me mesazhin e përcjelljes së përjetesisë së veprave të origjinës, si kërkesë e një dialogu të ri me publikun ku e shkuara i rrëfen diçka të tashmes.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.