Majlinda Kelmendi, në kërkim të sublimes në art!

Ekspozita “Qenia më vehte dhe qenia për vehte” është hapur në Gallery 70, te “Toptani Shoping Center” (2-30 nëntor).


Nga Dash Frashëri

Majlinda Kelmendi, në kërkim të sublimes në art!

Një sfidë e bukur artistike, me një subkoshiencë filozofike brenda realizimeve të saj.

Ekspozita e Kelmendit —  “Qënia më vete dhe qënia për vete” –është hapur në Gallery 70, te “Toptani Shoping Center” (2-30 nëntor).

Majlinda Kelmendi ka lindur në tetor të vitit 1966 në Tiranë. Në vitet 1986-1990 kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, Tiranë. Në vitet 1999-2000 ka kryer studimet pasuniversitare / Master i Arteve në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.

Puna e saj ndikohet kryesisht nga tema që trajtojnë proceset e transformimit social, politik dhe ekonomik, histori dhe tema socio-politike në rajon dhe më gjerë. Puna e saj mbulon një gamë të gjerë mediash, duke përfshirë instalimin, videon, vizatimin, pikturën, fotografinë dhe performancën.

Ajo ka ekspozuar gjerësisht në galeri të ndryshme, muze arti me grupe dhe ekspozita personale, duke përfshirë MLAC-Museum, Romë Itali, Galerinë Kombëtare të Kosovës, Galerinë Domus Romana, Romë, Itali, Budapest Hungari, Vjenë Austri, Gjermani, Amerikë, Portugali, Poloni, Spanjë, Belgjikë, Bullgari, Francë, Republika Çeke etj.

Që nga viti 2000 dhe aktualisht është profesoresh në Departamentin e Artit Konceptual dhe Mediave të Reja në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.

***

Ekspozita është e ndarë në tre seksione: “Qënia më vete”, “Përtej vetmisë” dhe “Qenia për vete”.

***

Në Ceremonine e Hapjes janë artistë, artadashës, familjarë të artistes, por edhe diplomatë shqiptarë dhe kosovarë.

Të pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi dhe si dheIsh- Ambasadorin e Shqipërisë më Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës personale të piktores kosovare, Majlinda Kelmendi.   Znj. Kelmendi  është një artiste e vërtetë, krijuese me identitet dhe me reputacion , në një konkurencë të fortë  në brezin e piktorëve të Kosovës.  Ekspozita është rast i mirë që të prezantohet edhe në Tiranë, para krijuesëve dhe dashamirëve të artit, duke ju bërë të njohur, përmes pikturave,  edhe avansimin e nivelit të saj krijues. Si ambasador i Kosovës kam edhe një motiv  të veçantë kënaqësie, sepse piktura, artet ,kultura përbëjnë lidhje të fuqishme shpirtërore mes nesh”, tha ambasadori Durmishi për TiranaDiplomat.com.

Edhe ish-ambasadori Qemal Minxhozi ka komentin e tij.

“Është një ekspozitë e bukur. Është një super zonjë,  me talent. Një shqiptare që ka bërë shumë emër në Kosovë, me artin, me pikturën. E konsideroj Majlindën edhe një simbol arti në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”, tha diplomati Minxhozi.

Bashkëshorti është njëherësh edhe “artdashësi numër 1” i Majlindës.

Vizitorja më e veçantë është mëmaja e saj, Vjollca Bala, e cila është shumë krenare për vajzën e saj.

Piktori i mirënjohur, Helidon Haliti, nuk mund të mungonte kurrsesi në Ceremoninë e Hapjes së ekspozitës së artistes Kelmendi.

***

Edhe si unë si botues i “Tirana Diplomat” jam ftuar të marr pjesë në këtë ekspozitë interesante.

Një foto me autoren Majlinda Kelmendi është si “qershia mbi tortë”.

Me dy ambasadorët, Durmishin dhe Minxhozin, ndaj dhe marr mendime për ekspozitën.

Nuk mungojnë as turistë italianë: Filomena dhe Toni Laspezia e shijuan jo pak ekspozitën.

Me piktorin e mirënjohur Helidon Doni Haliti  dhe Lauresha Basha ,drejtuesen e Gallery 70, ndajmë përshtypjet më të mira për piktoren Majlinda Kelmendi.

888

Një ekspozitë nga më të veçantat që kam parë. Si vetë Majlinda!

Tiranë, më 4 nëntor 2023

MË SHUMË LAJME

“Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”

Nga Gazmend Leka “Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë” Këtë të vërtetë të madhe e ka…

“NOSTRATEMPUS” – Gjuha e shenjave: Një rikthim tek e pathëna!

Nga Ardian Isufi & Ardian Kapo Kuratorët të Ekspozitës Arti mund ta rikthejë si dëshmi atë që historia lë pas…

“Dua më shumë Shqipërinë”

Galeria e Artit në Korçë çeli ekspozitën “Dua më shumë Shqipërinë”, një udhëtim artistik përmes veprave që mbartin në vetvete…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

“Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”

“Nostradamus” rikthehet dhe gjen strehë në galeri “GOCAT", por jo si një Déjà Vu.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.