Të pëlqen Caravaggio?

Dhe ai e puthi sërish si i çmendur,
aromë kurmesh…


Nga Luan Rama

Të pëlqen Caravaggio?

Shtrirë në shtrat ai kundronte supet e saj të xhveshur
ijet e kolme, kofshët,
dhe buzët e pulpta nën dritën okër,
– Të pëlqen Caravaggio ?
Ajo qeshi dhe fshehu gjinjtë e saj të lëshuar
dhe ai e puthi sërish si i çmendur,
aromë kurmesh
dihatje dhe kërleshje trupash,
rënkime si himne qiellorë
në dritën okër mbi shtrat
pinte ujë dielli dhe mushtin e saj
pa mundur të ngopej me mrekullitë e kësaj bote,
mrekulli zjarri e mjalti
ku gjithçka përkundej me ritmin e gjakut
dhe frymën e shpirtit…
Ç’sakrilegj i madh i Caravaggio-s
të shfaqte mbi telajo të dashurën e Jezusë,
humbur në puset e heshtura të ekstazës,
ç’mrekulli ajo ngjizje e jetës dhe e dashurisë!

Lexo më shumë nga

Një ekspozitë ndryshe nga Dritan Nasi!

Në Ekspozitën e piktorit Dritan Nasi titulluar“Avatar City”, në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve.

Agim Sulaj, artisti i mesazheve të fuqishme!

Piktori dhe karikaturisti i famshëm vlonjat numëron rreth 300 çmime ndërkombëtare dhe 40 ekspozita personale.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.