Rama: Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia

Fshati turistik i Vermoshit në Shkodër është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj.

Fshati turistik i Vermoshit në Shkodër vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj.

I ndodhur në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale momente nga vizita e disa motoristëve nga Greqia, që kanë udhëuar për në Vermosh.

“Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia”, shkruan Rama.

Vermoshi, përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit dhe shtrihet në një luginë me origjinë akullnajore. Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët.

Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës, që zgjasin afro 100 ditë në vit. /ATSH

???Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia ??⛰️

Posted by Edi Rama on Tuesday, August 8, 2023

Kristaq Rama, “Skulptori i Popullit”

Dalta legjendare e Kristaq Ramës i ka dhuruar artit shqiptar vepra madhështore!

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.