Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Atletja shqiptare fiton e garën e 3000 metrave me pengesa

Luiza Gega ka shtuar një tjetër medalje në karrierën e saj. Atletja shqiptare u rikonfirmua Kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa e zhvilluar këtë të shtunë në Serbi.

Gega e kaloi finishin me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qintat. Një dominim i Luiza Gegës në Kraljevo në aktivitetin ku marrin pjesë jo vetëm vendet e rajonit, por prej kohësh edhe më gjerë.

Kjo garë i siguroi asaj edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Luiza Gega gjatë vitit 2023 fitoi edhe medaljen në Lojërat Europiane muajin e kaluar.

Gega është edhe kampione e Europës në fuqi po në 3000 metra me pengesa, ndërsa gara e radhës do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Budapest.

Tv Klan

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Shqiptarët, në pikturat e Rudolf Otto von Ottenfeld

Nga Albert Vataj Fundi i shekullit dhe fillimi i një tjetri, i gjen shqiptarët në një prani impresionuese në veprat…

“Qyteti i dehur” i Tasos, 45 punime pasteli që rrëfejnë shpirtin e Pogradecit

Në fundjave, në Galerinë e Artit të Pogradecit u çel ekspozita e piktorit të mirënjohur, Anastas Kostandini, titulluar “Qyteti i…

“Qyteti i Dehur”

Galeria e Arteve në Qendrën Multifunksionale të Pogradecit do të mirëpresë më 18 korrik, në orën 19:00, ekspozitën personale “Qyteti…

“Lashtësia Greke në Vlorë”

Në Galerinë e Arteve Vlorë, prej 6 korrikut është ekspozita personale e piktorit Librand Dhrami me titull “Lashtësia Greke në…

Shqiptarët, në pikturat e Rudolf Otto von Ottenfeld

Nga ata që shkruan me penel copëza të historisë dhe identitetit tonë në panoramën e madhe të kulturës dhe artit…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.