Kryeakademiku Gjinushi pret ambasadorin e Bullgarisë, Ivaylo Kirov

Ambasadori Kirov vuri në dukje miqësinë mes dy popujve në kuadër të 110-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, priti më 13 korrik 2023, në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov.

Ishin të pranishëm sekretari shkencor i ASHSH akad. Shaban Sinani, shefi marrëdhënieve me jashtë dr.Dorian Koçi, si dhe përfaqësues të stafit diplomatik të Ambasadës Bullgare në Tiranë.

Akad. Skënder Gjinushi, bëri një prezantim të shkurtër të punës që po bëhet vitet e fundit për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe historikut të këtij institucioni dhe shprehu dëshirën për zgjerimin e bashkëpunimit të akademive dhe institucioneve kërkimore shkencore mes Shqipërisë e Bullgarisë.

Z.Kirov vuri në dukje miqësinë e gjatë mes dy popujve në kuadër të 110-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, por edhe të marrëdhënieve të mëhershme, që datojnë që nga koha e rilindjes dhe theksoi që Ambasada Bullgare synon forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, jo vetëm në arsim dhe shkencë, por edhe në fushën e ekonomisë e turizmit.

Akademik Skënder Gjinushi, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, priti sot në një vizitë zyrtare Ambasadorin…

Posted by Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania on Thursday, July 13, 2023

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

Giovanni Fattori – Piktori që e bëri tokën të flasë!

Nga Saimir Kadiu GIOVANNI FATTORI – PIKTORI QË E BËRI TOKËN TË FLASË (6 SHTATOR 1825 – 30 gusht 1908)…

Prej Liqenit të Dritës drejt Qytetit të Diellit

Më 4 shtator, në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës, u hap ekspozita personale e artistit bashkëkohor shqiptar Gentian Zeka.,…

“Message in a Bottle”  – “Mesazh në shishe”

“Message in a Bottle”  - "Mesazh në shishe" Kështu titullohet ekspozita e mozaicistit të shquar, Saimir Strati, e hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.