Dua Lipa zgjedh të kalojë pushimet në Greqi

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka publikuar disa foto nga pushimet e saj me të dashurin Romain Gavras

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka publikuar disa foto nga pushimet e saj me të dashurin Romain Gavras, lidhje tashmë prej disa muajsh.

Çifti zgjodhi t’i shijojë pushimet, në ishullin Snifos të Greqisë, me regjisorin francez, Romain Gavras, i cili para disa vitesh ka qenë bashkë me artisten Rita Ora.

Nga fotografitë e postuara në Instagram, duket se dyshes u ka shijuar ushqimi, deti, aktivitetet e ndryshme dhe peisazhet fantastike të ishullit.

Në njërën prej tyre ajo është në një dërrasë në ujërat blu të një plazhi dhe në një tjetër në një varkë duke pozuar me bikini të zeza për aparatin fotografik, ndërsa ka postuar edhe një foto ku po shijon jetën e natës në ishull.

Ajo ka zgjedhur të publikojë edhe disa foto me partnerin e saj, me të cilin zyrtarizoi lidhjen gjatë një daljeje të përbashkët në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Këngëtarja në një foto mban dorën e të dashurit të saj teksa ecin nëpër rrugicat piktoreske të Sifnosit, ndërsa në një tjetër pozojnë para një shtëpie me muret karakteristike të bardha dhe derën blu.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.