Kroçera “Sirena” me 636 turistë amerikanë viziton Durrësin

Kroçera “Sirena” po kryen një tur në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe u ndal në Durrës

Kroçera “Sirena” me 636 turistë amerikanë ka mbërritur sot në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra u ankorua mëngjesin e sotëm në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Sipas të njëjtave burime, kroçera “Sirena” po kryen një tur në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe u ndal në Durrës pas vizitës në Argostoli (Greqi).

Gjatë qëndrimit të anijes turistike në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës, Beratit dhe Durrësit dhe pas qëndrimit ditor në Durrës, kroçera do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Frymëzuar nga Gjon Mili, të rinjtë vizatojnë fotografi me dritë në muzeun “Marubi”

Punëtoria kreative “Vizatimi i fotografive me dritë”, nën kujdesin e ekipit edukativ të Muzeut “Marubi” të Shkodrës, ishte si një…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.