“Gjithçka që shohim fsheh diçka tjetër”

Artan Peqini · Artan Buca · Dea Tili · Gentian Tabaku .   Parid Dule · Orlis Vathi – Shpëtim Kërçova. I ftuar i posaçëm: Gazmend Leka


Nga Ardian Isufi, kurator

“GJITHÇKA QË SHOHIM FSHEH DIÇKA TJETËR”

 Të shohësh nuk do të thotë gjithmonë të kuptosh.

Figura mund të bëhet simbol.

Objekti mund të bëhet metaforë.

Ngjyra mund të bëhet kujtesë.

Drita mund të bëhet mungesë.

Arkitektura mund të bëhet psikikë.

Hapësirë e zbrazët mund të jetë plot me atë që nuk thuhet.

Ekspozita nis me një qëndrim estetik nga René Magritte “Gjithçka që shohim fsheh diçka tjetër.”, si një paradigmë ekzistenciale e artit modern se ajo që na shfaqet nuk është domosdoshmërisht ajo që ekziston.

Imazhi na premton qartësi, por vetë piktura apo skulptura na ofron dyshim. Ekziston një shtresë tjetër e fshehur pas çdo dukjeje të kujtuar e imagjinuar ose e pamundur për t’u emërtuar.

Hapsira altenative e artit bashkëkohor në Galeria MAG nuk kërkon të zbulojë domosdoshmërisht atë që fshihet pas imazhit, përkundrazi e vendos shikuesin përballë vetë aktit të të parit midis të dukshmes dhe të padukshmes.

Vepra e artit në këtë kuptim është një sipërfaqe që ndërmjetëson dhe rikrijon realitetin.

Magritte na orienton se imazhi nuk është identik me objektin!

Por, çfarë ndodh kur artisti e përdor pikërisht këtë distancë për të krijuar një realitet të ri?

Këtu fillon territori i kësaj ekspozite dhe veprat nuk duhen lexuar vetëm për atë që paraqesin, por edhe për atë që refuzojnë të tregojnë. Fshehja bëhet një akt estetik dhe mungesa bëhet një formë pranie, si dhe boshllëku fiton peshën e një figure.

Ambiguiteti na afron aktin e perceptimit me mendimin e Roland Barthes në Camera Lucida që lidh përvojën e imazhit me atë që na prek përtej informacionit të drejtpërdrejtë, me “diçka” që papritur e çan sipërfaqen dhe e bën imazhin personal.

Ne shohim gjithnjë e më shumë dhe perceptojmë gjithnjë e më pak në këtë botë të mbingarkuar nga imazhet, kështu që ekspozita propozon një përqëndrim të shikimit.

Të qëndrosh përballë një vepre arti do të thotë të pranosh se ajo nuk të jep menjëherë një përgjigje. Ajo kërkon kohë. Kërkon të shohësh edhe atë që nuk është aty.

Realitet që nuk na thotë: “Ja çfarë duhet të shohësh.”

Përkundrazi, na pyet: “Çfarë nuk po sheh?”

Ndoshta, ky është misioni më i rëndësishme e artit!… jo të na japë një botë të shpjeguar, por të na bëjë të eksplorojmë mbi botën që mendojmë se njohim.

Sepse, çdo imazh është një prag. Përpara tij është ajo që shohim. Pas tij gjithçka që imagjinojmë dhe kujtojmë është pjesë e metafizikës tonë, pikërisht në atë hapësirë të padukshme fillon arti.

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.