
Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!
“Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind”

Nga Helidon Haliti
HYR NË STUDION E NJË PIKTORI.
HYR NË SHPIRTIN E TIJ.

Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind.
Ejani të shijoni ciklet e mia: peizazhet, portretet, punët e viteve të ndryshme, si edhe hapësirën e veçantë të banjës së studios, të shndërruar në instalacionin “Revoltë” — një përvojë mes reales, absurdit dhe artit.

Ejani të njihni artistin përtej telajos.
Të pimë një kafe, të flasim hapur për artin, për tregun e tij, për koleksionimin dhe për veprën e artit si pasuri e luajtshme dhe investim që mund të udhëtojë në kohë.

Sepse të blesh një vepër arti nuk do të thotë vetëm të zbukurosh një mur.
Do të thotë të marrësh me vete një pjesë të kohës, mendimit dhe shpirtit të një artisti.

Në asnjë material tjetër, një sipërfaqe kaq e vogël nuk mund të mbartë kaq shumë histori, emocion, kulturë dhe vlerë sa një metër katror pikturë arti.
Vizita në studion e një piktori është si të hysh në shpirtin e tij.

Unë, Helidon Haliti, jua çel derën e studios.
Jua çel edhe shpirtin.
Ejani.
Shikojeni.
Ndjejeni.
Prekeni.
Vizitat në studio me takim paraprak.















