Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Ekspozita “Thurja e Qilimave” është vendosur në Publik Galeri, një hapësirë e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara


Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në Tiranë, në ambientet e një prone të konfiskuar që tashmë përdoret si qendër për artin dhe aktivitetet komunitare.

Ekspozita “Thurja e Qilimave” është vendosur në Publik Galeri, një hapësirë e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ose AAPSK. Galeria është ngritur në një pasuri të konfiskuar në kryeqytet dhe përdoret për aktivitete kulturore dhe sociale.

Punimet e ekspozuara vijnë nga një tjetër pronë e konfiskuar, në Elbasan, ku prej disa vitesh ushtron aktivitetin sipërmarrja sociale “Tradita ime Artizanale”. Aty prodhohen qilima, sixhade dhe punime të tjera tradicionale nga gra artizane.

Sipas AAPSK-së, modeli lidh dy prona të konfiskuara që janë vendosur në funksion publik: njëra si qendër prodhimi dhe punësimi në Elbasan dhe tjetra si hapësirë promovimi dhe ekspozimi në Tiranë.

“Pasuritë e konfiskuara nuk duhet të mbeten asete të ngrira, por të rikthehen në funksion të komunitetit,” tha kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, gjatë hapjes së ekspozitës.

Ajo tha se agjencia synon të zgjerojë përdorimin e pasurive të konfiskuara për projekte me funksion ekonomik, social dhe kulturor. Sipas saj, prona në Elbasan shërben si qendër prodhimi dhe punësimi për gratë, ndërsa ajo në Tiranë përdoret prej disa muajsh për promovimin e artit dhe kulturës.

Ekspozita përfshin një koleksion qilimash, sixhadesh dhe punimesh të tjera të realizuara me teknika artizanale dhe me motive të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Drejtuesi i Fondacionit Joscelyn, Saimir Bakalli, tha se aktiviteti synon të promovojë si mjeshtërinë e thurjes, ashtu edhe punën e grave të përfshira në sipërmarrjen sociale.

“Qëllimi ynë është që arti dhe tradita të kthehen në të ardhura të qëndrueshme për gratë artizane dhe familjet e tyre,” tha Bakalli.

Sipas tij, ekspozita synon të krijojë mundësi për njohjen dhe tregtimin e punimeve, duke e lidhur promovimin kulturor me mbështetjen ekonomike për prodhueset.

“Thurja e Qilimave” do të qëndrojë e hapur deri më 4 shtator 2026 në Publik Galeri, në rrugën “Hasan Alla” në Tiranë. Ekspozita mund të vizitohet nga e hëna në të premte, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Nisma është organizuar si bashkëpunim ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, me fokus ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara dhe mbështetjen e sipërmarrjeve sociale.

Marrë nga Revista Monitor

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim…

Odhise Paskali, monumenti i skulpturës shqiptare

Nga Saimir Kadiu ODHISE PASKALI, MONUMENTI I SKULPTURËS SHQIPTARE (22 dhjetor 1903 – 13 SHTATOR 1985) Më 13 shtator 1985,…

Historia e Artit Botëror

Nga ChatGPT HISTORIA E ARTIT BOTËROR Periudhat dhe datat kryesore Historia e artit është historia e mënyrës se si njeriu…

“Fovizmi”

FOVIZMI Rreth 1905–1910 Fovizmi ishte një nga lëvizjet e para të artit modern në fillim të shekullit XX, e zhvilluar…

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim ngjyrën. Ajo është baza e veprës së artit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.