
“Lashtësia Greke në Vlorë”
Në Galerinë e Arteve Vlorë, prej 6 korrikut është ekspozita e piktorit Librand Dhrami me titull “Lashtësia Greke në Vlorë”.

Në Galerinë e Arteve Vlorë, prej 6 korrikut është ekspozita personale e piktorit Librand Dhrami me titull “Lashtësia Greke në Vlorë”.

Përmes veprave të tij, artisti Dhrami, i cili prej disa dekadash jeton në Athinë, sjell një interpretim artistik të trashëgimisë së lashtë greke , duke ndërthurur historinë, mitologjinë dhe estetikën klasike.
Dhrami ka hapur ekspozita edhe në Greqi.






























