“Keidi Sejdiu, Quiet Faces”

Piktorja e talentuar durrsake, ekspozitë të suksesshme në Angli


Nga ANDY POTTS

Sunderlandi nuk krahasohet shpesh me Tahitin, por për artisten Keidi Sejdiu, e cila erdhi nga Shqiperia për të jetuar dhe punuar në verilindje të Anglisë, procesi i zbulimit të frymës krijuese të rajonit i ngjan zgjimit artistik të Paul Gauguin në ishujt e Paqësorit Jugor.

“Po përpiqem të futem në kulturë, të shoh se ku mund të përshtatem,” tha Keidi para hapjes së ekspozitës së saj këtë javë në 24NE Gallery.

“Mënyra se si i shoh gjërat është ndryshe. Nuk jam rritur në këto rrugë, nuk e kam atë histori pas vetes, por po mësoj dhe po krijoj një histori timen.

Nuk e di nëse është vetëm për mua, apo është pjesë e një procesi më të gjerë krijues, por ndiej se po përballem me emocione dhe ngacmime  krijuese krejtësisht ndryshe – pak a shumë si Gauguin kur shkoi në Tahiti dhe pikturoi gratë atje. Po filloj të kuptoj se si kjo  kulturë e re po me dikton dhe frymezon   ne procesin tim krijues. Është një faze krejt e re dhe ndryshe, e kjo për mua, kjo është emocionuese.”

“Arti im nuk është për ata që shohin vetëm nga jashtë”

Kur Keidi filloi për herë të parë të punonte me 24NE Gallery, ajo donte të krijonte diçka të rrënjosur në tokën e verilindjes së Anglisë. Industria e rëndë i dha një pikënisje dhe nje frymëzim që e çoi shpejt drejt punës mbi portrete të ish-minatorëve të qymyrit. Seancat e pozimit shpejt u shndërruan në një studim të historisë shoqërore, dhe fytyrat e zbehta e te lodhura te tablose u ben frymezim dhe per vizitoret duke qene se puna ishte reqalizuar nje mjeshteri peneli te jashtezakonshem.

“Kur pikturoja minatorët, flisja me njerëzit dhe ata më tregonin historitë e familjeve të tyre – me sa duket, pothuajse çdo familje ka një histori të lidhur me minierat,” tha Keidi.

“Kështu mësova për llampen e Davey-t, ( lloj i llambes qe perdoret ne miniera) ndaj vendosa një të tillë në pikturë duke krijuar nje burim drite qe e ndihmon shume tablone. Dëgjova nga rrefime miqsh edhe për monedhat-token ( nje lloj medalioni-monedhe qe perdoret ne miniere) që përdornin punëtorët kur hynin dhe dilnin nga turni. Historite e njerezve te zakonshem u grumbulluan  me kalimin e kohës dhe krijuan portretizimin dhe historine e inatoreve, njesoj si njësoj me mënyren se si ndërtohet një pikturë, shtrrese pas shtrese – si një model i krijuar nga histori të vërteta dhe njerëz të vërtetë.”

Per plot nje muaj, Keidi do të zërë murin kryesor të ekspozimit në 24NE Gallery duke ekspozuar veprat unike te quajtura “Quiet Faces” (Fytyra të Heshtura)

Një pjesë e madhe e veprave në koleksionin e saj “Quiet Faces” (Fytyra të Heshtura) eksploron kontrastin midis fytyrës publike dhe asaj private – maskat që veshim çdo ditë për të fshehur stresin dhe emocionet.

Në këto punime gjenden jehona të portreteve të kllounëve me të cilat ajo punoi rreth një dekadë më parë, si edhe një dozë shtrembërimi dhe intensiteti e frymëzuar nga dashuria e saj për grupet e muzikës heavy metal ne te cilen ajo gjen frymezimin te eksploroj nje bote te erret dhe te ngjyros me emocion tablote plot misticizem.


 “Arti im nuk është për ata që shohin vetëm nga jashtë,” shtoi Keidi. “Ai është për ata që janë të gatshëm të shohin më nga afër dhe të ndiejnë praninë e fytyrave të heshtura.”

“Ne nisim udhëtimet tona, por disi takohemi gjatë rrugës”

Që kur u shpërngul në Sunderland, edhe historia e vetë qytetit ka lënë gjurmë në krijimtarinë e saj.

Pikturat e saj më të fundit përqendrohen te kantieret detare. Ato u prezantuan në hapjen e fundit të ekspozitës në 24NE Gallery, duke kombinuar anije gjigante dhe vinça të lartë me qiell të pazakontë, pothuajse pastoral.

Është një botë shumë më e gjallë dhe më plot ngjyra sesa kujtimet e mia nga fëmijëria për vitet e fundit të kantiereve detare, dhe njëkohësisht larg shkëlqimit dekorativ të shekullit të 19-të, që porositej nga pronarët e anijeve për të shfaqur interesat dhe suksesin e bizneseve të tyre. Ky kontrast mes kujtesës personale, traditës së vendosur të artit detar dhe një qasjeje të re nga një vështrim pa paragjykime apo ide të parapërgatitura, është ajo që e bën veprën e Keidit të veçantë dhe të dallueshme. Nga ana tjetër, kjo është një pjesë e rëndësishme e filozofisë së 24NE Gallery: artistë që shfaqin vizjonin  e tyre nga këndvështrime të ndryshme dhe komunikojnë me publikun në një përzierje zërash, përvojash dhe identitetesh.

 “Ne i nisim udhëtimet tona veçmas, por disi takohemi gjatë rrugës,” tha Keidi.

“Është një ekip i mrekullueshëm ku të jesh pjesë. Të gjithë jemi shumë të ndryshëm, por ndajmë të njëjtën ëndërr për këtë galeri dhe po e bëjmë realitet. Galeria 24NE eshte nje sipermarrje private per te ndertuar nje kult kulturor me investimin e vet artisteve nder te cilet ben pjese dhe Keidi, duke ndertuar nje shtepi arti mu ne zemer te Sunderlandid.  

Keidi është e entuziazmuar djhe e mirepritur nga reagimi që ka marrë në Sunderland  per origjinalitetin dhe vecatine e krijmtarise se saj..sidomos pas mbremjes se 29 Majit kur ekspozita e saj ishte krah veprave origjinale te artistit te madh Anglez David Bowie..duke shenuar nje record prej  800 vizitoresh ne nje nate qe beri bashke muziken dhe pikturen.

Keidi Sejdiu, Quiet Faces – by Andy Potts

https://talkingnortheast.substack.com/p/keidi-sejdiu-quiet-faces

 

“Keidi Sejdiu, Quiet Faces”

Piktorja e talentuar durrsake, ekspozitë të suksesshme në Angli

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.