Ekspozita “Mish Dhie” e Helidon Halitit në Belsh/Arti sfidon perceptimin dhe paragjykimin

Një projekt artistik që vjen si një përvojë e thellë konceptuale dhe ndjesore për publikun


NGA FATMIR POPJA

BELSH,4 maj 2026/Albania Express News/ – Në kodrinat e qeta të Seferanit, në bashkinë e Belshit , u çel të dielën, më 3 maj 2026, ekspozita personale “Mish Dhie” e artistit Helidon Haliti, një projekt artistik që vjen si një përvojë e thellë konceptuale dhe ndjesore për publikun. Ekspozita u hap në orën 12:00 në Galeria “2 Botë”, një hapësirë unike arti e krijuar nga vetë artisti, e cila më parë ka shërbyer si depo e rezervave të shtetit para viteve ’90.

E transformuar në një qendër të artit bashkëkohor, galeria synon të sjellë një frymë të re kulturore në zonën e Dumresë, duke e kthyer këtë hapësirë në një pikë referimi për artdashësit dhe artistët. Në këtë kontekst, “Mish Dhie” nuk u perceptua thjesht si një ekspozitë, por si një eksperiencë që fton publikun të “kalojë përmes artit”, më shumë sesa ta shohë atë.

Përmes këtij cikli, Haliti vijon të trajtojë tema të ndjeshme si paragjykimi dhe perceptimi shoqëror, duke ndërtuar një univers simbolik ku publiku sfidohet të reflektojë mbi marrëdhënien mes individit dhe gjykimit kolektiv. Veprat nuk paraqiten si objekte të izoluara, por si pjesë e një organizmi të gjallë artistik, ku hapësira dhe imazhi ndërveprojnë në mënyrë organike.

Në çeljen e ekspozitës morën pjesë qytetarë të shumtë, artdashës, artistë, studentë dhe figura publike, të cilët u bënë pjesë e një përvoje që kapërcen kufijtë tradicionalë të ekspozimit artistik. Atmosfera u karakterizua nga një qetësi e ngarkuar me tension krijues, ku video-instalacionet dhe ndërveprimi me veprat krijonin një ndjesi të vazhdueshme reflektimi.

“Mish Dhie” vjen si një thirrje për të parë ndryshe, për të sfiduar filtrat e zakonshëm të perceptimit dhe për të kuptuar më thellë realitetin përmes artit. Në fund të aktivitetit, një tryezë e përbashkët simbolizoi rikthimin tek e përditshmja dhe bashkëjetesa, duke theksuar idenë se arti nuk përfundon në galeri, por vijon në mënyrën si njerëzit komunikojnë dhe jetojnë së bashku.

Ky projekt u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe Bashkisë së Belshit, duke dëshmuar një angazhim të përbashkët për zhvillimin e jetës artistike dhe kulturore në zonë.

Marrë nga Albania Express News

MË SHUMË LAJME

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi

Nga ChatGPT Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi Portreti nuk është vetëm vizatimi i një fytyre. Është…

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.