“Palimpsest”

Piktori vlonjat Roland Runaj, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve Pamore “ART Saranda”. Kurator Lefter Çeko


Piktori vlonjat, Roland Runaj, prej disa ditësh ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve Pamore “ART Saranda”, të titulluar “Palimpsest”.

Kurator është piktori i mirënjohur, Lefter Çeko, njëherësh edhe drejtori i Galerisë.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë dhjetëra artdashës, artistë, shkrimtarë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore. Në emër të Bashkisë përshëndeti drejtori i Qendrës Kulturore, Ismail Murtaj, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj ekspozite për jetën artistike të qytetit.

Roland Runaj i përket një brezi artistësh pamorë të formuar në vitet e fundit jashtë vendit.

Në cilësinë e kuratorit, Ceko veçoi dinamikën e pikturimit, përdorimin e dritës dhe motivet e qytetit bregdetar, të cilat në veprat e Runajt shfaqen përmes një stili të veçantë, me gjetje origjinale dhe udhëtime në kujtesë.

Gjatë fjalës së tij, autori Roland Runaj e cilësoi ekspozitën si një dedikim për Sarandën dhe burimet e frymëzimit që i ka ofruar ky qytet. “Pikturat dhe kompozimet e mia janë sipërfaqe kujtese, të miksuara me përjetimet dhe përthyerjet shpirtërore, me një shtrirje të gjatë nga antikiteti deri në ditët e sotme”, u shpreh ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 30 ditë dhe pritet të tërheqë interesin e qindra artdashësve dhe turistëve që po vizitojnë Sarandë gjatë kësaj periudhe pranverore.

Ekspozita është vlerësuar nga vizitorët si një rrëfim në telajo për mënyrën se si qytetet jetojnë brenda nesh: jo si harta rrugësh e ndërtesash, por si përjetim emocionesh.

Lexo më shumë nga

“Palimpsest”

Piktori vlonjat Roland Runaj, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve Pamore “ART Saranda”. Kurator Lefter Çeko

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.