“FAM” – Galeria më e re e Artit në Tiranë!

Këtë të shtunë, në rrugën “Myslym Shyri”, ndodh diçka që nuk duhet ta kalojmë si një ngjarje të zakonshme.


Nga Prof. Gazmend Leka

Miq në FB,

Po ju drejtohem sot, jo thjesht me një ftesë, por me një thirrje të fortë, ndoshta më të fortën që kam bërë prej kohësh.

Miq që ju kam njohur ndër vite, që nga atelietë e shkollës, nga diskutimet për artin, e deri te ekspozitat ku kemi ndarë emocionin, pasionin dhe zhgënjimin. Kjo ftesë është për ju.

Këtë të shtunë, në rrugën “Myslym Shyri”, ndodh diçka që nuk duhet ta kalojmë si një ngjarje të zakonshme.

Po, hapet një ekspozitë me katër autorë. Por kjo nuk është ngjarja kryesore.

Ngjarja e vërtetë është se për herë të parë në atë rrugë mbillet berthama e një galerie arti.

Një hapësirë që për vite me radhë ka qenë një studio pikture dhe arkitekture, një vend pune, një vend ëndrrash për familjen Myftari, sot merr një rol shumë më të madh: dëshira të bëhet një qendër e gjallë për komunikim, takim dhe ekspozim i vlerave tona artistike.

Dhe kjo ndodh në një kohë të vështirë.

Në një kohë kur galeritë me emër janë mbyllur njëra pas tjetrës, kur hapësirat për art janë tkurrur, kur energjia e artistëve nuk gjen vend ku të shpërthejë e kur veprat mbeten të mbyllura në studio, në heshtje.

Pikërisht në këtë realitet, dikush vendos të bëjë të kundërtën.

Nasuf Myftari, një njeri që nuk u mjaftua me zhvendosjen nga Elbasani në Tiranë për të ndërtuar jetën e familjes së tij me djem artistë.

Ai vendosi të ndërtojë diçka më shumë, një mundësi për të gjithë.

Prej vitesh e ushqen këtë ide, e mban gjallë, e zhvillon. Dhe këtë të shtunë, ai kërkon t’i japë një dimension të ri, ta shpallë dëshirën e tij.

Por le ta themi qartë: Një galeri nuk bëhet vetëm me mure. As vetëm me drita. As vetëm me dëshirë. Ajo bëhet me artistë. Me praninë tuaj. Me zërin tuaj. Me veprat tuaja. Me mbështetjen tuaj. Nëse ne nuk jemi aty, ajo mbetet një hapësirë familjare. Nëse ne nuk e mbushim, ajo shuhet.

Nëse ne nuk e mbrojmë, ajo humbet si shumë të tjera galeri. Prandaj kjo nuk është thjesht një ftesë për të ardhur e për të parë. Është një thirrje për të marrë përgjegjësi.

Ejani!!!

Shiheni atë ambient të vogël në përmasa, por me një potencial të madh, me finesë, me shpirt.

Bisedoni me Nasufin. Kuptoni çfarë qëndron pas kësaj nisme. Dhe pastaj… Mos u largoni thjesht si vizitorë.

Qëndroni si bashkëpunëtorë. Si kontribues. Si pjesë e kësaj përpjekjeje. Mos i lini veprat tuaja të pluhurosen në qoshet e studiove. Mos i lini idetë të mbeten të mbyllura.

Kjo hapësirë është krijuar. Tani është radha jonë ta mbushim me jetë. Konsiderojeni këtë si një fat që ju ka ardhur pranë. Dhe fati kur vjen, nuk lihet te ikë.

Mbahet. Rritet. Forcohet.

Zgjerojeni këtë nismë. Zbukurojeni me praninë dhe veprat tuaja. Jepini zë. Jepini energji. Jepini vazhdimësi.

Dhe mbi të gjitha, bëjeni thirrjen të dëgjohet:

Le t’i japim një shans kësaj galerie të re arti. Le të mos e humbasim këtë mundësi. Le të tregojmë që arti ynë jo vetëm ekziston, por kërkon hapësirë.

Ju presim të shtunën. Mos mungoni.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë…

Ngjyra – poetika e përjetimit!

Nga Luan Rama Për piktorin Alush Shima NGJYRA – POETIKA E PËRJETIMIT — etyd — Alush Shima përfaqëson një nga…

Jo, vejusha që e bëri të famshëm Van Goghun

Kur Vincent van Gogh vdiq në vitin 1890, ai nuk ishte artisti me famë botërore që njohim sot. Një pjesë…

“My City” – Arben Golemi, ekspozitë personale në Malin e Zi!

Piktori dhe arkitekti i mirënjohur, Arben Golemi, do të hapë sot - 19 shtator, ora 19:00 - ekspozitën e tij…

Ekspozita në “Marubi”, një dekadë krijimtari dhe dialog me trashëgiminë fotografike

Ekspozita “Marubi: Atelieja e Edukimit”, e kuruar nga Tereza Çuni dhe Jozefina Vokrri, sjell në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, një…

KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistike

Nga ChatGPT KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistik Kompozimi është zemra e një vepre…

Gjon Mili – artisti më i njohuri diasporës shqiptare!

Nga Suzana Varvarica Kuka Artisti fotograf, amerikano-shqiptar Gjon Mili shkëlqeu gjatë shek. XX në Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe…

41 vepra të Ibrahim Kodrës në ekspozitën “Deti dhe Muzika”

Pas shumë vitesh, 41 vepra të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra do të prezantohen së bashku në ekspozitën “Deti…

“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.