Hapet në COD ekspozita e Salvador Dali, një koleksion surrealist i jashtëzakonshëm

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë hapi sot një ekspozitë të veçantë, kushtuar artistit të madh Salvador Dali, që sjell për publikun shqiptar një koleksion të jashtëzakonshëm origjinalesh.


Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë hapi sot një ekspozitë të veçantë, kushtuar artistit të madh Salvador Dali, që sjell për publikun shqiptar një koleksion të jashtëzakonshëm origjinalesh.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë ngjarje si një moment të veçantë për artin dhe kulturën në vend.

Ekspozita “Salvador Dali” është pjesë e “Koleksioni Argillet” të koleksionistes Christine Argillet, një arkiv shumë personal i gravurave dhe vizatimeve të rralla të Dali, nga viti 1930 deri në fund të viteve ’70. Këto vepra, të ekspozuara më parë në shumë vende të botës, tani vijnë në Tiranë.

Christine Argillet është një nga të paktët persona që mund të dëshmojnë dhe ndajnë detaje personale nga procesi i punës dhe jeta e gjeniut Salvador Dali. Ekspozita, rezultat i përpjekjeve të disa individëve të apasionuar dhe të angazhuar, prezanton një koleksion të rrallë që ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

“Kjo ekspozitë është një majë e re e COD-it dhe prezenca e këtij koleksioni të jashtëzakonshëm origjinalesh të një artisti që ka shënuar historinë e artit botëror është diçka vërtet për t’u kremtuar. Nuk është diçka që ka ndodhur rastësisht, por është bërë e mundur nga përpjekja, dashamirësia, dëshira, pasioni dhe këmbëngulja e disa njerëzve. Ky koleksion ka ardhur për herë të parë falë këmbënguljes së drejtoreshës së COD-it, dhe puna e saj ka qenë vërtet e admirueshme. Nuk kam çfarë të them për koleksionin, është i jashtëzakonshëm. Kjo ekspozitë do të hyjë në historinë e kësaj godine”, tha Rama.

Në koleksion janë përfshirë vepra që shfaqin metodologjinë unike të Dali-së, përfshirë ilustrime dhe eksperimentime me acide në sipërfaqe të caktuara, duke krijuar detaje figurative shumë të ndërlikuara dhe delikate. Ky koleksion reflekton dualitetin mes jetës dhe vdekjes, një temë e përsëritur në veprat surrealiste të artistit.

Christine Argillet theksoi se koleksioni është pjesë e një tradite familjare, duke përfshirë punime të babait të saj nga viti 1930 deri në 1972, të përzgjedhura për të treguar ndikimin francez dhe elemente të ilustrimeve të Dalí.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 23 maj, synon të ofrojë një përvojë të plotë vizuale dhe kulturore për artdashësit shqiptarë dhe vizitorët e huaj.

Burimi ATSH

MË SHUMË LAJME

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi

Nga ChatGPT Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi Portreti nuk është vetëm vizatimi i një fytyre. Është…

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.