“Yellow Spots in the Black Box”

Ekspozita e artistit që jeton dhe vepron në New York, Alkan Nallbani, e hapur në “Open Art Gallery”, në Prishtinë


Nga Ardian Isufi – Elton Koritari

“Yellow Spots in the Black Box” frymëzohet nga një tension poetik: njolla drite që shfaqen brenda një hapësire të errët, të mbyllur, e të pakapshme. Alkan Nallbani përdor stigmat piktorike si shenja të jetës, kujtesës, energjisë dhe zbulimit, ndërsa kutinë e zezë si objekt metaforik “pinhol-i” që shfaqet si subjekt në brendësinë e njeriut, për realitetet e fshehura, për universet që ekzistojnë përtej shikimit të menjëhershëm.

Kjo ekspozitë e konceptuar për “2-vjetorin e Open Art Gallery” vendos theksin mbi procesin e kërkimit të dritës në shtresat e errëta të perceptimit dhe përvojës kohore.
Hapësira të integron në laborator perjetimi, një ambient ku vizitori futet “brenda dhomës së errët”, duke ndjerë në pështjellime intense dritat e pjesshme dhe ndriçimet e papritura që vezullojnë energjinë e brendëshme të artistit. Pra, është një eksplorim i momenteve të vogla inkandeshente piktorike që mbijetojnë brenda thellësive të padukshme.

Artisti në këtë rast është “vuajarist” i personazheve të tij!,,, ata janë eksploratorë, ëndërrtarë, gjallesa mitike, ndoshta pjestar është edhe ndonjë personazh prej publikut që udhëton drejt momenteve të vogla të zbulesës duke e shëndrruar errësirën në terren të gjallë reflektimi shëndritës. Ashtu si Albert Camus thotë:

“Mos ec para meje… Unë nuk mund të ndjek.
Mos ec pas meje,,, Unë mund mos të udhëheq.
Ec pranë meje… thjesht bëhu shoku im.”

Kjo ekspozitë është një vend arkivimi i pezullnajës të qënies njerzore, si territor i mbyllur ku ruhen gabimet, të vërtetat e pakapshme, ritmet e brendshme të jetës, si në avionët që i mbijetojnë çdo katastrofe ose si laboratorët ku realiteti analizohet si kërkim zhvillues.

Foto Helidon Doni Haliti

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.